Dueli i "Anfield" mes Liverpoolit dhe Chelseat pa të kuqtë e Klopp të fitonin 4-1 në një ndeshje që nuk u vendos asnjëherë në diskutim. Kryesuesit e Premier League shënuan dy herë në pjesën e parë me Diego Jota dhe Bradley, teksa Nunez humbi edhe një penallti. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Szoboszlai dhe Diaz vulosën tri pikët e Liverpool, para se Nkunku të gjente golin e "flamurit" për Blutë. Te Chelsea në stol për 90 minuta qëndroi Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që është lidhur me një largim nga ekipi në orët e fundit të merkatos së dimrit. Për t'u evidentuar edhe katër shtyllat e Nunez. Liverpooli me këtë sukses shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, teksa Chelsea mbetet në pozitën e 10-të me 31 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City është i frikshëm, Tottenham fitore me zemër! Liverpooli 'shkërmoq' 4-1 Chelsean dhe vijon kryesimin, Broja në stol
S.DH/ReportTv.al