Skuadra e Flamurtarit

GOLAT/ AF Elbasani fiton mes spektaklit kundër Apolonisë dhe merr kreun, Flamurtari e 'bën sefte' e fiton me Vorën në Kategorinë e Parë

24 Shtator 2023, 21:22| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 21:23

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur javën e katërt këtë të diel. Me fillim nga 16:00 në Vlorë, Flamurtari fitoi 2-1 me Vorën, duke siguruar triumfin e parë këtë sezon. Në 19:00 në "Elbasan Arena" skuadra e AF Elbasanit mundi 3-2 Apoloninë me përmbysje, duke marrë kreun e klasifikimit.

Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari fitoi 2-1 me Vorën për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Ky ishte suksesi i parë i djemve të Emilionao Çelës këtë sezon, teksa iu falën golave të Pjeshkës në minutën e 28-të dhe Bejit në të 77 minutë. Në fund të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi ngushtoi shifrat me Prengën në të 88 minutë, duke bërë tifozët vendas me zemër. Vora ka gjashtë pikë në klasifikim, teksa Flamurtari pesë.

AF Elbasani fitoi 3-2 me Apoloninë për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" vendasit e Nevil Dedes përmbysën ndeshjen dhe morën kreun e klasifikimit, me pikë të barabarta me Bylisin (10). Sfida nisi mirë për miqtë, që shënuan dy herë me Trifonin dhe Maksutin në minutat 4 dhe 6. Më pas Karakaçi nga pika e bardhë e penalltisë shkurtoi shifrat për 1-2 në minutën e 18-të. Do duheshin minutat 63 dhe 90+6 që Kasa me dy supergola të përmbyste ndeshjen dhe t'i jepte fitoren dhe kreun e renditjes Elbasanit.

Kategoria e Parë - java 4:

E shtunë

Burreli 0-2 Lushnja

Korabi 2-0 Besa

Luzi 1-2 Bylis

Tomori 1-0 Kastrioti

E diel

16:00 Flamurtari 2-1 Vora

19:00 AF Elbasani 3-2 Apolonia

Renditja:

Ora 21:16
VIDEO/ Përmbysje e çmendur dhe 5 gola, Elbasani fiton me Apoloninë dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

AF Elbasani fitoi 3-2 me Apoloninë për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" vendasit e Nevil Dedes përmbysën ndeshjen dhe morën kreun e klasifikimit, me pikë të barabarta me Bylisin (10). Sfida nisi mirë për miqtë, që shënuan dy herë me Trifonin dhe Maksutin në minutat 4 dhe 6. Më pas Karakaçi nga pika e bardhë e penalltisë shkurtoi shifrat për 1-2 në minutën e 18-të. Do duheshin minutat 63 dhe 90+6 që Kasa me dy supergola të përmbyste ndeshjen dhe t'i jepte fitoren dhe kreun e renditjes Elbasanit.

Ora 19:09
VIDEO/ Fitore me zemër, Flamurtari mund 2-1 Vorën dhe siguron tri pikë


Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari fitoi 2-1 me Vorën për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Ky ishte suksesi i parë i djemve të Emilionao Çelës këtë sezon, teksa iu falën golave të Pjeshkës në minutën e 28-të dhe Bejit në të 77 minutë. Në fund të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi ngushtoi shifrat me Prengën në të 88 minutë, duke bërë tifozët vendas me zemër. Vora ka gjashtë pikë në klasifikim, teksa Flamurtari pesë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?