Festa e Korabit

Kategoria e Parë/ Lushnja e 'bën sefte' këtë sezon, Bylis fiton me përmbysje dhe merr kreun! Tri pikë për Tomorin dhe Korabin (Renditja)

23 Shtator 2023, 17:30| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 17:31

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e katërt. Këtë të shtunë u zhvilluan katër duele. Në Burrel, vendasit nuk mundën të dilnin me pikë, duke humbur 0-2 nga Lushnja. Për skuadrën e Gugash Maganit shënuan Canka dhe Ayinde, me nga një gol në secilën pjesë. Këto ishin pikët e para për lagunarët, që ngjiten në vendin e nëntë.

Në Peshkopi, Korabi fitoi 2-0 me Besën. Goli i Bockës në minutën e 78 i dha tri pikë vendasve, që ngjiten në vendin e gjashtë. Luzi humbi 1-2 me Bylisin në shtëpi. Mallkastriotët përmbysën golin e Trenit dhe morën tri pikë dhe kreun falë realizimeve të Kibe dhe Ceesay.

Në Berat, Tomori iu fal golit të Hysollit për të fituar tri pikë kundër Kastriotit, për fitoren 1-0. Nesër luhen dy ndeshjet e fundit për javën e katërt. Në 16:00 luhet Flamurtari - Vora dhe në 19:00 AF Elbasani - Apolonia.

Kategoria e Parë - java 4:

E shtunë

Burreli 0-2 Lushnja

Korabi 2-0 Besa

Luzi 1-2 Bylis

Tomori 1-0 Kastrioti

E diel

16:00 Flamurtari - Vora

19:00 AF Elbasani - Apolonia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?