Festa e AF Elbasanit

VIDEO/ Përmbysje e çmendur dhe 5 gola, Elbasani fiton me Apoloninë dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

24 Shtator 2023, 21:16| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 21:17

  • Share

AF Elbasani fitoi 3-2 me Apoloninë për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" vendasit e Nevil Dedes përmbysën ndeshjen dhe morën kreun e klasifikimit, me pikë të barabarta me Bylisin (10). Sfida nisi mirë për miqtë, që shënuan dy herë me Trifonin dhe Maksutin në minutat 4 dhe 6. Më pas Karakaçi nga pika e bardhë e penalltisë shkurtoi shifrat për 1-2 në minutën e 18-të. Do duheshin minutat 63 dhe 90+6 që Kasa me dy supergola të përmbyste ndeshjen dhe t'i jepte fitoren dhe kreun e renditjes Elbasanit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ AF Elbasani fiton mes spektaklit kundër Apolonisë dhe merr kreun, Flamurtari e 'bën sefte' e fiton me Vorën në Kategorinë e Parë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?