Ballkani 1-2 Astana

GOLAT/ Aston Villa 'poker' Alkmaarit, Ballkani mposhtet në Prishtinë nga Astana! Fitojnë Fenerbahce dhe Lille në Conference League, Muçi deçiziv te Legia

26 Tetor 2023, 23:05
  • Share

Conference League zhvilloi ndeshjet e treta në grupe. Me fillim nga 18:45 në "Fadil Vokrri", Ballkani u mund 1-2 nga kazakët e Astanës. Tri pikë për Aston Villan, që mund Alkmaarin në Holandë. Fitore edhe për Fenerbahcen, Gent dhe Lille e Brugge. Në 21:00 u luajtën ndeshjet e tjera, teksa tri pikë morën PAOK, Frankfurt dhe Fiorentina. Legia e Varshavës fitoi në transfertë me Zrinjski, me Muçin që la gjurmë në këtë duel.

Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Të besuarit e Ilir Dajës vinin në këtë duel pasi mposhtën 2-0 Dinamon e Zagrebit, teksa përballë 6 mijë tifozëve nuk kanë përsëritur surprizën. Ndeshja u hap nga miqtë në minutën e shtatë me Hovhannisyan, për t'u barazuar nga Kuc, kapiteni i Ballkanit vteëm një minutë më vonë. Në të 23 minutë ishte sërish Astana që kaloi në avantazh me Beysebekov, me golin që në fund vleu tri pikë paçka rasteve në pjesën e dytë për kampionët e Kosovës. Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.

Fenerbahce bëri detyrën në Stamboll duke mundur 3-1 Ludogoretsin për grupin H të Conference League dhe mbajtur kreun e renditjes me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve. Të besuarit e Kartal s'e vendosën në diskutim suksesin duke shënuar në pjesën e parë me Batshuayi, për të dyfishuar më pas me Zajc në pjesën e dytë. Becao me autogol shkurtoi për bullgarët në 2-1, ndërsa Fenerbahce me dopietën e Zajic në minutën e 90+3 mbylli llogaritë e përballjes. Me nëntë pikë pas tre ndeshjeve, Fenerbahce prin grupin, teksa Ludogorets ka tre pikë.

Rezultatet:

Ora 21:41
VIDEO/ Ernest Muçi vendimtar në Conference League, sulmuesi i Kombëtares lë shenjë te Legia


Zrnjiski Mostar dhe Legia e Varshavës po barazojnë 1-1 për raundin e tretë në ndeshjet e grupit E në Conference League. Në stadiumin e Mostar në Bosnje, vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me Bilbija pas 30 minutave lojë. Duhej minuta e 33 që Ernest Muçi të detyronte Jakovijevic të dërgonte sferën në rrjetën e tij për rezultain 1-1. Në zhvillimet e një goditje dënimi, Muçi mori një pasim dhe me forcë e hodhi topin drejt portës, duke bërë që mbrojtësi i Zrinjski të shënonte autogol. Sulmuesi i Kombëtares e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Ora 21:26
Humbja e Ballkanit në CL, Ilir Daja: Erdhi në momentin më të mirë, kokën lart


Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Pas ndeshjes për mediet foli edhe Ilir Daja. Trajneri i Ballkanit tha se humbën në një moment shumë të mirë, por për meritë të kundërshtarit.

"Pas gjithë fitoreve në ‘Fadil Vokrri’ erdhi një humbje që është e pritshme në futboll. Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nuk është dramë e madhe sepse kemi bërë shumë. Por humbja erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ishte ditë jo e mirë për ne për mënyrën se si humbnim topat në pasimin më të thjeshtë. Shumë aksione të kundërshtarit u ndërtuan nga gabimet tona", tha trajneri fillimisht.

Më pas Daja tha se të tijtë nuk kanë pse e ulin kokën edhe pas kësaj humbje, pasi kanë bërë historinë në futbollin e Kosovës.

"Natyrshëm që nuk kemi pse ta ulim kokën sepse kemi bërë gjithë atë histori. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të humbur. Ne bëmë gabime në pasime të thjeshta dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke marrë kontrollin e lojës. Por, sot jam krenar me futbollistët e mi, ashtu siç kam qenë edhe para një jave, edhe para dy jave. Kjo humbje nuk besoj se do të ndikoj ndonjë gjë te ne sepse në fund fare, kemi bërë dy herë historinë, me dy pjesëmarrje në fazën grupore. Kjo është historia më e madhe. Nuk ka qenë rastësi sepse ndodhi dy herë rresht. Kur ka vazhdimësi, nuk ka arsye për ta ulur kokën, sepse rezultati i pranon tri rezultatet", tha Daja.

Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.

Ora 20:53
Fenerbahce bën detyrën, fiton 3-1 në Stamboll kundër Ludogorets (VIDEO)


Fenerbahce bëri detyrën në Stamboll duke mundur 3-1 Ludogoretsin për grupin H të Conference League dhe mbajtur kreun e renditjes me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve. Të besuarit e Kartal s'e vendosën në diskutim suksesin duke shënuar në pjesën e parë me Batshuayi, për të dyfishuar më pas me Zajc në pjesën e dytë. Becao me autogol shkurtoi për bullgarët në 2-1, ndërsa Fenerbahce me dopietën e Zajic në minutën e 90+3 mbylli llogaritë e përballjes. Me nëntë pikë pas tre ndeshjeve, Fenerbahce prin grupin, teksa Ludogorets ka tre pikë.

Ora 20:52
VIDEO/ Ballkani surprizohet në Conference League, Astana e mund 1-2 në 'Fadil Vokrri'


Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Të besuarit e Ilir Dajës vinin në këtë duel pasi mposhtën 2-0 Dinamon e Zagrebit, teksa përballë 6 mijë tifozëve nuk kanë përsëritur surprizën. Ndeshja u hap nga miqtë në minutën e shtatë me Hovhannisyan, për t'u barazuar nga Kuc, kapiteni i Ballkanit vteëm një minutë më vonë. Në të 23 minutë ishte sërish Astana që kaloi në avantazh me Beysebekov, me golin që në fund vleu tri pikë paçka rasteve në pjesën e dytë për kampionët e Kosovës. Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?