Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Humbja e Ballkanit në CL, Ilir Daja: Erdhi në momentin më të mirë, kokën lart

26 Tetor 2023, 21:26| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 21:27

  • Share


Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Pas ndeshjes për mediet foli edhe Ilir Daja. Trajneri i Ballkanit tha se humbën në një moment shumë të mirë, por për meritë të kundërshtarit.

"Pas gjithë fitoreve në ‘Fadil Vokrri’ erdhi një humbje që është e pritshme në futboll. Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nuk është dramë e madhe sepse kemi bërë shumë. Por humbja erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ishte ditë jo e mirë për ne për mënyrën se si humbnim topat në pasimin më të thjeshtë. Shumë aksione të kundërshtarit u ndërtuan nga gabimet tona", tha trajneri fillimisht.

Më pas Daja tha se të tijtë nuk kanë pse e ulin kokën edhe pas kësaj humbje, pasi kanë bërë historinë në futbollin e Kosovës.

"Natyrshëm që nuk kemi pse ta ulim kokën sepse kemi bërë gjithë atë histori. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të humbur. Ne bëmë gabime në pasime të thjeshta dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke marrë kontrollin e lojës. Por, sot jam krenar me futbollistët e mi, ashtu siç kam qenë edhe para një jave, edhe para dy jave. Kjo humbje nuk besoj se do të ndikoj ndonjë gjë te ne sepse në fund fare, kemi bërë dy herë historinë, me dy pjesëmarrje në fazën grupore. Kjo është historia më e madhe. Nuk ka qenë rastësi sepse ndodhi dy herë rresht. Kur ka vazhdimësi, nuk ka arsye për ta ulur kokën, sepse rezultati i pranon tri rezultatet", tha Daja.

Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Aston Villa 'poker' Alkmaarit, Ballkani mposhtet në Prishtinë nga Astana! Fitojnë Fenerbahce dhe Lille në Conference League, Muçi deçiziv te Legia


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?