Pasimi vendimtar i Ernest Muçi-t

VIDEO/ Ernest Muçi vendimtar në Conference League, sulmuesi i Kombëtares lë shenjë te Legia

26 Tetor 2023, 21:41| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 21:43

  • Share


Zrnjiski Mostar dhe Legia e Varshavës po barazojnë 1-1 për raundin e tretë në ndeshjet e grupit E në Conference League. Në stadiumin e Mostar në Bosnje, vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me Bilbija pas 30 minutave lojë. Duhej minuta e 33 që Ernest Muçi të detyronte Jakovijevic të dërgonte sferën në rrjetën e tij për rezultain 1-1. Në zhvillimet e një goditje dënimi, Muçi mori një pasim dhe me forcë e hodhi topin drejt portës, duke bërë që mbrojtësi i Zrinjski të shënonte autogol. Sulmuesi i Kombëtares e nisi ndeshjen nga minuta e parë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Aston Villa 'poker' Alkmaarit, Ballkani mposhtet në Prishtinë nga Astana! Fitojnë Fenerbahce dhe Lille në Conference League, Muçi deçiziv te Legia


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?