Zelimkhan Abakarov

Europiani në Rumani/ Kuqezinjtë 'lahen në argjend', Zelimkhan Abakarov i jep Shqipërisë medalje në mundje

17 Shkurt, 17:06| Përditesimi: 17 Shkurt, 17:12

  • Share

RUMANI - Në Bukuresht po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe rusi i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka siguruar finalen dhe për rrjedhojë e ka medaljen e argjendtë në "xhep". Tanimë sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do kërkojë nesër suksesin në finalen e madhe.

Në stilin e lirë dhe në peshën deri në 61 kilogramë, Zelimkhan Abakarov dominoi tre ndeshje për të kaluar në finale. Abakarov kaloi armenin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin 9-0, para se të mposhtet gjeorgjianin Shota Phartenadze me rezultatin 7-5. Në ndeshjen gjysmëfinale ai kaloi gjermanin Niclas Stechle me rezultatin 10-0 dhe nesër pret të marrë medaljen e artë pas formës së mirë.

Veç tij, në këtë aktivitet edhe sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev ka siguruar medaljen e argjendtë dhe përballet sot në finale.

Zelimkhan Abakarov

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?