Islam Dudaev

Mundësi Dudaev në finalen e Europianit, siguron medalje për Shqipërinë

16 Shkurt, 17:44| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:45

  • Share

BUKURESHT - Shqipëria vijon të bëjë mirë në mundje. Këtë herë sportisti Islam Dudaev ka siguruar finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Rumani.

Pas katër fitoreve radhazi në këtë turne, rusi i natyralizuar si shqiptar e ka të sigurt medaljen në peshën deri në 65 kilogramë.

Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3. Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1.

Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0. Ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

Nesër në 17:30 sportisti kuqezi do të përballet në finale me rusin Gadzhimurad Rashidov.

Islam Dudaev

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?