Bernd Reichart

Drejtori i Superligës Evropiane sulmon UEFA-n: Klubet së shpejti do ta kuptojnë se ky projekt është më i miri për të ardhmen e tyre

22 Dhjetor 2023, 09:52
  • Share

Drejtori i projektit të 'Superligës Evropiane', Bernd Reichart sulmoi me shumë guxim Bashkësinë Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe bëri të ditur se ideja mbështetet nga shumë klube, por ata nuk duan të ekspozohen dhe se ka diskutuar për konkurrencën me disa futbollistë. Bernd Reichart është i bindur se të gjitha klubet së shpejti do të kuptojnë se bashkimi me projektin është i nevojshëm për ekzistencën e tyre afatgjatë.

“Tre vite më parë ne prezantuam Superligën për herë të parë dhe shumë klube mendojnë se është e njëjta gjë edhe tani. Ata duhet të sqarohen më mirë dhe jam i sigurt se do të kuptojnë qëllimet tona. Projekti ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Për 70 vjet, klubet ishin pjesë e një monopoli nën drejtimin e një diktature të hekurt. Disa mund të kenë nevojë për më shumë kohë, por kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për klubet që të diktojnë të ardhmen e tyre”, tha ai.

Reichart i kushtoi shumë vëmendje edhe transmetimit të ndeshjeve, të cilat, sipas tij do të ishin falas dhe të disponueshme vetëm në një platformë të veçantë mediatike.

“Tifozët do të mund të shikojnë falas ndeshjet e Superligës në një platformë që do t'i lidhë ata me skuadrat. Ne dëshirojmë që produkti të jetë i disponueshëm në mbarë botën, kështu që shkarkimet do të jenë falas. Shumë skeptikë besojnë se ne do të përfshijmë edhe klube nga Arabia Saudite, gjë që nuk është e vërtetë. Është një Superligë Evropiane, në të cilën do të luajnë vetëm klubet më të mira nga Evropa”, tregoi Bernd Reichart.

"Regjisori" i Superligës Evropiane u përpoq ta mbështeste projektin edhe me mesfushorin gjerman Toni Kroos, futbollist i Real Madridit, i cili mesa duket ka diskutuar konkurrencën në fjalë me Reichart. Ai përmendi edhe klubet që mesa duket nuk duan të ekspozohen, por janë shumë të interesuar për projektin.

Bernd Reichart është një biznesmen gjerman i lindur më 24 marsin e 1974 dhe mban presidencën e "A22 Sports", që është kompania që po drejton idenë e Superligës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?