Protesta e dy viteve më parë në Angli

Superliga merr përmasa të mëdha, qeveria angleze ka gati ligjin për të ndalur klubet e Premier League

21 Dhjetor 2023, 17:35| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 17:34

  • Share

ANGLI - Qeveria e Rishi Sunak është zotuar se do t'i ndalojë klubet e Premier League të bashkohen me Superligën Evropiane, pasi sipërmarrja e shkëputur nga organet drejtuese të futbollit po tenton një ringritje. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se UEFA dhe FIFA  vepruan në mënyrë të paligjshme duke ndaluar ligën dhe duke hapur përpjekje të reja nga "A22 Sports" për të nisur projektin e diskutueshëm.

Gjashtë klubet angleze ndezën zemërim te tifozët e tyre dhe kundërshtim nga qeveria e Boris Johnson në vitin 2021, kur në fshehtësi ranë dakord të luanin në një Superligë të re Evropiane.

Duke iu përgjigjur vendimit të gjykatës këtë të enjte, qeveria Sunak e bëri të qartë se legjislacioni i ardhshëm për Projektligjin e Qeverisjes së Futbollit, do të përdoret për të bllokuar klubet britanike që të bashkohen me ndonjë ligë të re.

Një zëdhënës i Departamentit të Kulturës, Medias dhe Sportit (DCMS) tha se përpjekja e mëparshme për të krijuar një ligë të shkëputur ishte një "moment përcaktues në futbollin anglez dhe u dënua universalisht nga tifozët, klubet dhe qeveria".

Deklarata e DCMS vijon: "Ne së shpejti do të sjellim legjislacionin që e bën këtë realitet dhe do t'i ndalojë klubet të bashkohen me ndonjë garë të ngjashme të shkëputur në të ardhmen".

Gjashtë klubet e Premier League ishin regjistruar në planet e Superligës. Liverpool, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, me tifozët e këtyre skuadrave që para dy viteve ishin të revoltuar, aq sa u bënë edhe protesta.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?