Foto ilustruese

UEFA reagim zyrtar për Superligën Europiane: Të palëkundur për t'i shërbyer piramidës së futbollit

21 Dhjetor 2023, 22:32| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 01:04

  • Share

Organizmi europian i futbollit, UEFA ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që vendosi të njihte Superligën dhe të ndalonte UEFA-n të ndikonte në ndalimin e kompeticioneve të reja në futboll.

"UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për Superligën Europiane.

Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse europiane.

UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin europian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet europiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida europiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet europiane dhe kombëtare", thotë UEFA.


Lajmi kryesor:

Gjykata Europiane vendos kundër UEFA-s dhe FIFA-s, i hap rrugën Superligës Europiane


S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?