Pas Berishës edhe Meta mbron Arben Ahmetajn: Zgjodhi të arratisej të mos bëhej kokë turku

3 Shkurt, 14:00| Përditesimi: 3 Shkurt, 16:12

  • Share

Njësoj si aleati i tij, Sali Berisha edhe kreu i PL-së, Ilir Meta doli sot në mbrojte të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pasi ky i fundit bëri një përpjekje të dëshpëruar për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik në vendin ku është arratisur

Nga Korça, Meta tha se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi që të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur. .

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpallë duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur, por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot, por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë.

Unë nuk kam patur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë, por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte.
Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë, por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë. Nuk është gjë e re ajo që ka thënë, por vjen si e re pasi dëshmoi nr.2 i qeverisë për 10 vite, i cili bëri të qartë që nuk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, tha Meta.

Një ditë më parë ishte Sali Berisha i cili nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion mori në mbrojtje ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj, një ditë pasi në televizionin e tij, bëri deklaratat publike ku foli për një prapavijë politike në veprimet e SPAK, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime dhe akuzoi Ramën se do e bëjë kokë turku. 


Lajmi kryesor:

Meta sulmon SPAK nga Korça: Drejtësi me regji, po përdoret nga Rama për të goditur opozitën


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?