'Çmendet' Berisha, merr në mbrojtje Arben Ahmetajn duke kërcënuar Ramën: Një qime floku po i prekët, do ta pësosh me familjen tënde

2 Shkurt, 19:56| Përditesimi: 2 Shkurt, 22:23

  • Share

Nga ballkoni i shtëpisë në arrest shtëpie për korrupsion Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve, një ditë pasi në televizionin e tij, bëri një përpjekje të dëshpëruar për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik në vendin ku është arratisur.

Deklarata e Berishës duket në kufijtë e çmendurisë, përmes të cilës paralajmëron dhe kërcënon me familje kryeministrin Rama, nëse Ahmetajt siç thotë ish kryeministri i "preket një fije floku".

“Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde. Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë. E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, tha Berisha.

Edhe pse duket qartë që deklarata e Berishës vjen në shërbim të Ahmetajt për të marrë statusin e azilantit, i çuditshëm është krahasimi që i bën me Vis Martinajn. Taktikën që ka përdorur për të mbrojtur veten, me sulme dhe kërcënime ndaj drejtësisë për faktin se po e heton për aferën Partizani, Berisha po e përdor edhe për Arben Ahmetajn që dikur e konsideronte kundërshtar.

Prej muajsh Sali Berisha paralajmëron se Arben Ahmetaj kërcënohet nga Edi Rama, por tani që e ka shpallur një viktimë potenciale të kryeministrit, vetë Berisha mund të shndërrohet në një rrezik real për Arben Ahmetajn. Dhe të gjithë i njohim skeletët e shumtë në dollapin e liderit të Rithemelimit sot "non grata" dhe në arrest shtëpie. 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 03/02/2024 14:36

    Dmth kush te sherben ty le te vjedhi e vrasi se nuk i preket nje fije floku..

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 03/02/2024 12:19

    Dhe çuditrisht ka akoma njerez qe i shkojne para ballkonit ketij krimineli, po si ka mundesi qe merr ne mbrojtje gjithe ata qe drejtesia i heton ky njeri, edhe ne arrest shtepie eshte i vetmi qe kercenon hapur edhe drejtesine dhe askush nuk merret me te apo vertet ky kriminel kontrollon JO vetem kriminel por edhe drejtesine.

    Përgjigju
  • naku: 03/02/2024 11:49

    ky eshte deshmitar i drejtesise, dhe e bene sikter socialistet

    Përgjigju
  • Haaahahaaa: 02/02/2024 23:05

    Paska rrjedhur keq fare plakushi, ata poshte qe e degjojne me keq

    Përgjigju
  • Alma: 02/02/2024 22:24

    Po ctu desh qe u ngaterrove me te madhin more djale do kishe shijuar jeten dhe parate, rri rrugeve tani

    Përgjigju
  • USA: 02/02/2024 21:48

    Mos u bej merak. Po e gjeti SPAK do ta bej shok burgu ku te qani hallet me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?