Meta sulmon SPAK nga Korça: Drejtësi me regji, po përdoret nga Rama për të goditur opozitën

3 Shkurt, 13:51| Përditesimi: 3 Shkurt, 14:42

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka sulmuar SPAK. I pyetur nëse i trembet Prokurorisë së Posaçme, Meta hidhi akuza duke thënë se drejtësia po funksionin me regji të kryeministrit Edi Rama.

Duke e cilësuar si produkt të ‘Ramaformës’, Meta hodhi akuza se SPAK po përdoret nga kryeministri Rama për të goditur opozitën, ndërsa edhe vetë është në hetim. 

“Drejtësia me regji është një realitet prej kohësh dhe është pa asnjë diskutim një produkt i Ramaformës që është tjetërsimi i reformës në drejtësi sipas kushtetutës përmes shkeljeve të saj nga reformë në Ramaformë në shërbim të tij për ta orientuar drejt goditjes së opozitës dhe për të shmangur goditjet nga skandalet e qeverisë”, tha Meta.

Pas takimit me strukturat në Korçë, Meta kometoi për gazetarët edhe skenarin e opozitës për bllokimin e Kuvendit.

“Opozita është në këtë situatë të vështirë për arsye se kemi të bëjmë me një projekt të mirëplanifikuar prej kohësh për asgjësimin e pruralizmit politik në Shqipëri. Nuk është rastësi djegia e mandateve dhe lënia e parlamentit për dy vite Edi Ramës për të bërë ligje me porosi sa i përket koncesioneve të cilat janë të pamonitorueshme sot.

Opozita pa asnjë diskutim që ka përgjegjësitë të saj për këtë situata por edhe po lufton në mbrojtje të pluralizmit politik për të rikthyer kushtetueshmërinë, të kthejë kuvendin në funksionin e tij”, tha Meta.

Duke u ndalur te hetimi për inceneratorët, kreu i Partisë së Lirisë thotë se do jetë I paplotë nëse nuk përfundon te arrestimi I Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Meta i quan shpopullim politik largimet nga vendi. E për këtë, fajin e gjen te Edi Rama.

Ora 14:00
Pas Berishës edhe Meta mbron Arben Ahmetajn: Zgjodhi të arratisej të mos bëhej kokë turku

Njësoj si aleati i tij, Sali Berisha edhe kreu i PL-së, Ilir Meta doli sot në mbrojte të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pasi ky i fundit bëri një përpjekje të dëshpëruar për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik në vendin ku është arratisur

Nga Korça, Meta tha se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi që të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur. .

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpallë duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur, por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot, por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë.

Unë nuk kam patur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë, por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte.
Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë, por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë. Nuk është gjë e re ajo që ka thënë, por vjen si e re pasi dëshmoi nr.2 i qeverisë për 10 vite, i cili bëri të qartë që nuk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, tha Meta.

Një ditë më parë ishte Sali Berisha i cili nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion mori në mbrojtje ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj, një ditë pasi në televizionin e tij, bëri deklaratat publike ku foli për një prapavijë politike në veprimet e SPAK, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime dhe akuzoi Ramën se do e bëjë kokë turku. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 03/02/2024 17:49

    Sa mire ka fytyr e del te jape Intervista super hajduti . Me video dhe me zë

    Përgjigju
  • raqi: 03/02/2024 14:31

    Nuk po kuptohet perse nuk arrestohet ky kriminel.

    Përgjigju
  • Linda: 03/02/2024 14:13

    Akoma vazhdon te japi intervista Like hajduti ,vrasesi mashtruesi thuaj se populli do besoj gjithe intrigat e ketij palaco qe luan me Berishen duke nxjerre shpifjet e trafikantit Ahmetaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?