Foto ilustruese

Betejë kundër Superligës, FIFA: Do analizojmë vendimin në koordinim me UEFA-n

21 Dhjetor 2023, 19:06| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 19:08

  • Share

Gjykata Evropiane e Drejtësisë doli kundër UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me Superligën Evropiane, me kompeticionin e ri që mund të marrë jetë. Tanimë edhe FIFA ka bërë një reagim në lidhje me situatën e re, që mund të shohë pjesëmarrjen e shumë klubeve në eventin e ri.

Sipas FIFA-s, ata do analizojnë vendimin e Gjykatës dhe në koordinim me UEFA-n do marrin një vendim.

"FIFA ka marrë parasysh vendimin e lëshuar sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me kompaninë evropiane të Superligës SL. FIFA tani do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat e lidhura përpara se të komentojë më tej.

Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në specifikën e sportit, duke përfshirë strukturën piramidale, në të cilën bazohen meritat sportive dhe parimet e ekuilibrit konkurrues. FIFA premton betejë për Superligën: Do ta analizojmë vendimin në koordinim me UEFA-n.

Futbolli solidar i detyrohet historisë së tij të gjatë të suksesit, parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe shoqatat e saj të lidhura do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën", thotë FIFA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?