Basha në takim me personat që kanë kaluar COVID: Rama të mos fshihet pas Komitetit të Ekspertëve, se taksat qeveria i mbledh dhe qeveria i shpenzon

11 Nëntor 2020, 13:58| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 18:12

  • Share

TIRANË- Disa prej tyre dolën fitimtarë nga beteja me armikun e padukshëm, të tjerë humbën njerëzit e afërt. Aldi Gjurbavija, Muharrem Poleshi, Amarda Hanku, Xhemile Mema ishin  mes qytetarëve që përjetimet e luftës me koronavirus  i ndanë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Teksa lufta me koronavirus po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe qeveria po merr masa konkrete, kreu i Partisë Demokratike vazhdon të tregohet kritik me masat e marra. Madje ai i kërkon kryeministrit Rama të mos fshihet pas Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 “Në mëshirë të kujt janë lënë?  Në mëshirë të fëmijëve, në mëshirë të fatit?  Po ata që nuk e kanë mundësinë, se nuk i kanë fëmijët emigrantë?  Po ata që nuk e kanë mundësinë të marrin borxh?  Kjo do të thotë t’i dënosh njerëzit e tu me vdekje. Dhe për këtë po, fajin e ka kryeministri, fajin e ka qeveria dhe s’mund të fshihet pas asnjë Komiteti, se këto janë vendime që i merr qeveria. Qeveria vendos se ku do t’i shpenzojë paratë e taksave që u kërkojnë njerëzve", tha Basha.

Edhe pse kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure publikoi pamjet nga spitali COVID/3, duke thënë se situata është nën kontroll, kreu i demokratëve i qëndron idesë se spitalet COVID nuk kanë me vende për pacientët dhe mjekët po punojnë në kushte çnjerëzore.

 “Po nuk ka COVID 4 dhe njerëzit janë të paketuar me 4-5 vetë në sallë, më thonin mjekët mbrëmë, tek infektivi dhe tek “Shefqet Ndroqi”. Dhe pastaj kjo sjell pasoja më të rënda. Se duke parë njëri-tjetrin duke vuajtur, është dhe rëndesa psikologjike, dhe zonja e tha në momentin që mësova që kam COVID, u rëndova psikologjikisht. Po këta që kalojnë javë e javë të tëra brenda spitalit. Dhe fatkeqësi pas fatkeqësie, është një zinxhir fatkeqësish i cili mund dhe duhej të ishte ndërprerë nga qeveria, sepse këto janë përgjegjësi të qeverisë", shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Basha tha nuk po e përdor pandeminë si çështje politike, por po ofron plan për zgjidhje të situatës.

Ora 17:03
'Mos u fshih pas Ekspertëve'/ Rama- Bashës: S'po bëj atë që bëre ti me Komisionin për të 'vrarë çunin e Fahriut'! Varrose PD e hëngre shpullën e Saliut

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po fshihet pas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka ardhur përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, ai nuk po bën të njëjtën gjë që Basha bëri me Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

"Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t'u fshehur siç bëre komitetin për të "vrarë" çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit!  Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut", shkruan Rama.

Ora 13:55
Qytetari i rrëfen historinë Bashës: Humba nënën nga COVID-ikur mjekët më thanë që ishte shëruar

Në takimin me kryedemorkatin Lulzim Basha një nga qytetarët  tha ka humbur nënën nga COVID-i, atëherë kur mjekët thonin se ishte shëruar e humbi luftën. Bëhet fjalë për Aldi Gjurbavijan.

 “Ne kërkonim një karrocë që ta nxirrnim me karrocë sepse ishte e pafuqishme, ishte dobësu, dhe doktori që e ndiqte doli aty jashtë tha dëgjo: ditën e hënë ne do e nxjerrim, do pak kujdes tek shtëpia, sepse normalisht ka kaluar probleme etj., etj. Ditën e hënë tha është mirë, për një muaj e merr veten dhe bëhet siç ka qenë në fillim. Në rregull, faleminderit. Ditën e hënë ne na marrin në telefon, është shumë rëndë tha doktori, ka kaluar ishemi celebrale, dhe në mëngjes duke u gdhirë e marta, domethënë që u bënë dy javë fiks, ndërroi jetë”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 12/11/2020 00:36

    LERI O edi rama ,,,mos i permmend me emra lloj --lloj gomeresh qe ka mbledhur PARTIA E DERRAVE,,,,le te bejne c'te duan,,,ata ngado qe te rrotullohen parti qenefi mbeten....

    Përgjigju
  • Eri: 11/11/2020 20:25

    A mund te ma shpjegoji dikush pse keta qe kane kaluar Covid rrine ne distance nga njeri-tjetri dhe ne distance me Bashen tek Tarraca eSHQUP-it?Nuk ka ndonje raport shkencor qe ata mund te infektohen perseri sepse kane krijuar imunitet.Ne Gjermani ka vetem 2 raste te tilla.

    Përgjigju
  • labi: 11/11/2020 16:08

    BASHA EDHE GE NJESHTRA KA NJE KUFI.MOS U BEJ ALTOPARLANT I FARMACISTEVE QE TE JUSTIFIKOJNE CMIMET E MAJME TE TYRE ,QE JANE ME TE SHTRENJTA SE TE FARMACIVE TE NJE SHTETI TE ZHVILLUAR KU UNE BANOJ PRE 30VJETESH.ATO CMIME I VURI BANDA E LSI VASILI ME SHOKE DHE SHUSHUNJAT FARMACISTE PINE GJAKUN E POPULLIT KOMBINIMET FARMACI MJEKE,KLINICIST LABORANT BEJNE ATE PJESE TE MAFIOS QE INSTALOI QOFTE LARGU VICIDOLLI -DOKTOR VDEKJA KRIMINELI MEI MADH I POPULLIT SHQIPTARE ME POLITIKAT TUAJA JANE VRARE ME DHJETRJA MIJE SHQIPTARE ,SHUME ME SHUME SEC U VRANE NE 45 VJET KOMUNIZM.CPORUNI OR BANDE ANTI SHQIPTARE QE EKA QENDREN NE BEOGRAD

    Përgjigju
  • Mala: 11/11/2020 15:12

    Ke degjuar Ramen e Ministren e Shendetesise, u thane qart si u drejtua fatkeqesia e Virusit Korona ne Shqiperi,ashtu si edhe Termeti i 26 Nentorit, moren pranim nga popmulli dhe Shqiperia,si dhe faktori nderkombetar.Mos u merr me blerje te te varfereve per nje deklakrate mjerane,se nuk fitohet qeveria me skenare te tilla.

    Përgjigju
  • LYLI DYLI: 11/11/2020 15:01

    O LYL O DYL PO HIK MOR KARAGJOZ SE JE BO KOMPLET QEROS. PO SE KUPTON TI QË JE BO SI VER LLAPA O LYL HAPA DOLLAPA.TI NUK VLEN AS PËR ROJE VRESHTE JO MO TË BOSH TY KRYEMINISTËR ËSHTË NJËSOI QË TË BËSH VETVRASJE ME TË VU TY KRYEMINISTËR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?