Qytetari i rrëfen historinë Bashës: Humba nënën nga COVID-ikur mjekët më thanë që ishte shëruar

11 Nëntor 2020, 13:55| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 15:14

  • Share

Në takimin me kryedemorkatin Lulzim Basha një nga qytetarët  tha ka humbur nënën nga COVID-i, atëherë kur mjekët thonin se ishte shëruar e humbi luftën. Bëhet fjalë për Aldi Gjurbavijan.

 “Ne kërkonim një karrocë që ta nxirrnim me karrocë sepse ishte e pafuqishme, ishte dobësu, dhe doktori që e ndiqte doli aty jashtë tha dëgjo: ditën e hënë ne do e nxjerrim, do pak kujdes tek shtëpia, sepse normalisht ka kaluar probleme etj., etj. Ditën e hënë tha është mirë, për një muaj e merr veten dhe bëhet siç ka qenë në fillim. Në rregull, faleminderit. Ditën e hënë ne na marrin në telefon, është shumë rëndë tha doktori, ka kaluar ishemi celebrale, dhe në mëngjes duke u gdhirë e marta, domethënë që u bënë dy javë fiks, ndërroi jetë”.


Lajmi kryesor:

Basha në takim me personat që kanë kaluar COVID: Rama të mos fshihet pas Komitetit të Ekspertëve, se taksat qeveria i mbledh dhe qeveria i shpenzon


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?