Kryeministri Edi Rama

'Mos u fshih pas Ekspertëve'/ Rama- Bashës: S'po bëj atë që bëre ti me Komisionin për të 'vrarë çunin e Fahriut'! Varrose PD e hëngre shpullën e Saliut

11 Nëntor 2020, 17:03| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 17:06

  • Share

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po fshihet pas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka ardhur përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, ai nuk po bën të njëjtën gjë që Basha bëri me Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

"Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t'u fshehur siç bëre komitetin për të "vrarë" çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit!  Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Basha në takim me personat që kanë kaluar COVID: Rama të mos fshihet pas Komitetit të Ekspertëve, se taksat qeveria i mbledh dhe qeveria i shpenzon


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?