‘Partizani’/ Mbrojtja e Berishës braktis gjyqin, GJKKO i vendos avokat shtetëror! Në sulm Shkëlzen Berisha, zëvendësohet Artan Simoni! Vendimi shtyhet për nesër

25 Tetor 2023, 08:48| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:37

  • Share

TIRANË- Kanë dështuar prej dy ditësh seancat gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Këtë të martë ngërçet e krijuara prej largimeve të avokatëve, që nisën me braktisjen me dëshirë të gjyqit nga përfaqësuesit ligjorë të Berishës dhe vijuan me "shkarkimin" e avokatit të përcaktuar nga shteti, kanë bërë që vendimi për ish-kryeministrin të shtyhet për ditën e nesërme (26 tetor) në orën 10:00.

Rreth orës 16:00, pra 1 orë e 30 minuta pasi kishte nisur gjyqi përfaqësuesit ligjorë të Berishës Sokol Mëngjesi dhe avokat Genc Gjokutaj braktisën seancën me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin.

Në një reagim për shtyp Gjykata konfirmoi rrëzimin e kërkesës së dy avokatëve, për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, ndërkohë njofton se nga ana e Gjokutajt dhe Mëngjesit u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

Me largimin e dy avokatëve Gjokutaj dhe Mëngjesi, GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni të paguar nga shteti në mbrojtje të interesave të Berishës. Ndërkohë që ai njihej me dosjen, Shkëlzen Berisha reagoi për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij, por teksti i shkruar prej tij përmbante një sulm ndaj avokatit. Shkëlzen Berisha, publikoi një status në rrjete sociale të avokatit Simoni, i cili dy ditë më parë, fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, Gjjykata ka vendosur largimin e Simonit, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit duke e zëvendësuar me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për nesër (26 Tetor).

Vetë ish-kryeministri Berisha refuzoi që të shkojë në GJKKO, madje pak para seancës sulmoi prokurorët e SPAK dhe mobilizoi partinë për ta mbështetur atë dhe dhëndrin e tij. Sipas tij prokurorët e gjyqtarët që kanë në duar çështjen Partizani, duke thënë se janë të lidhur me George Soros dhe me pushtetin kriminal të Edi Ramës. Ndërkohë që seanca për masën për dosjen e ish klubit Partizani, mbahej pa praninë e tij, ai mblodhi kryesinë dhe e mobilizoi për një aksion që nuk përjashton edhe skenarin e protestave, pasi sipas tij SPAK nuk ka goditur atë personalisht, por programin politik të opozitës. 

"Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin atëherë janë përgjegjës. Të thuash se ku i mori paratë që hyri me 113 metër tokë dhe doli me 5 mln siç bëjnë organet e Soros dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske", tha Berisha. 

Akuzat 

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash' . Dy ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. 

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në kesh, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Ora 19:30
Vendimi për Berishën 'peng' i avokatëve, ndërrohet Artan Simoni pas sulmeve të Shkëlzen Berishës, shtyhet për nesër seanca

Gjykata e Posaçme ka vendosur largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga që paguhet nga shteti. Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri.

Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme(26 Tetor), në orën 10:00 të paradites.

Njoftim i Gjykatës së Posaçme:

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokat Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 e paradites.

Ora 17:54
Berisha në masë nga SPAK, Shkëlzeni sulmon avokatin e i nxjerr postimin: Bisha është plakur, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin

1696339434_shkez.jpg

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot ndaj babait të tij, ku ka sulmuar avokatin që ka caktuar nga gjykata Artan Simoni.

Me një postim në rrjetet sociale, Shkëlzeni ka publikuar një postim që sipas tij është i avokatit Artan Simoni, ku shkruhet se ‘Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?'

Sipas Shkëlzen Berishës ky postim i referohet babait të tij, pra Sali Berishës.

'Ky është “avokati” qe gjykatësja qe shkeli kushtetutën ka caktuar për te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!'- shkruan Shkëlzen Berisha.

Postimi i Berishës
Ora 16:47
Afera me kompleksin Partizani, ndërpritet për dy orë seanca për ish-kryeministrin Berisha! Avokati do njihet me aktet

  1698247141_finalprojekt.00020604.Still079.jpg

Pasi dy avokatët e Sali Berishës braktisën seancën dhe gjykata caktoi avokatin Artan Simoni që të ndjekë çështjen e ish-kryeministrit, seanca është shtyrë sërish me 2 orë. Kjo për shkak se avokati ka kërkuar kohë që të njihet me aktet.

Ora 16:42
GJKKO zbardh prapaskenat e seancës për Sali Berishën! ‘Përgënjeshtron' avokatët: U pranuan dy kërkesë, u rrëzua dërgimi i çështjes në 'Kushtetuese'

1698245510_GjykataePosacme1.jpg

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka zbardhur dinamikat e seancës me dyer të mbyllura për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Në njoftimin për shtyp theksohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e dy avokatëve, për ta dërguar çështjen në Kushtetuese për të bërë interpretimin nëse masa e sigurisë "detyrim paraqitje" për Berishën është e ligjshme. Ndërkohë që bëhet me dije se Gjokutaj dhe Mëngjesi kanë deklaruar në seancë se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, "duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive". Sipas Gjykatës kërkesa nuk është paraqitur me shkrim, kurse avokatët pretenduan se e kanë bërë kërkesën në seancën e kaluar, prandaj kërkuan që t'u vihen në dispozicion CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimi i saj, kundrejt tarifave respektive. Kjo kërkesë është pranuar.

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata thotë se është pranuar.  Ndërkohë pas largimit të avokatëve Gjokutaj dhe Mëngjesi nga seanca, GJKKO ka caktuar një avokat që paguhet nga shteti për të përfaqësuar Berishën.

Sqarimi i GJJKO: Nga fillimi i seancës në 14.30, deri te braktisja e gjyqit nga avokatët

- Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

- Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

- Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. 

- Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

- Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

- Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht  me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.  

- Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.

- Gjykata ndërpreu për disa minuta shqyrtimin gjyqësor në pritje të mbërritjes së avokatit Artan Simoni, për vijimin e seancës gjyqësore.  

Ora 16:38
Braktisën seancën, GJKKO zëvendëson avokatët e Berishës, rinis seanca me përfaqësues ligjor të paguar nga shteti

 1698247141_finalprojekt.00020604.Still079.jpg

Artan Simoni

Pasi dy përfaqësuesit ligjorë të Sali Berishës kanë braktisur seancën për aferën e Partizanit, GJKKO ka vendosur të caktojë një avokat të paguar nga shteti për të vijuar procedurën. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se seanca ka rinisur me avokatin Artan Simoni.

Ora 16:22
2 avokatët e Berishës braktisën seancën, gjykata pritet që të thërrasë një avokat tjetër që të nisë seancën

1698226639_saliberisha.jpg

Pasi 2 avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi braktisën seancën, pritet që gjykata të thërrasë avokat kryesisht për të vijuar seancën për Sali Berishën.

“Kjo gjykatë shkelëse e Kushtetutës dhe e ligjit, binomi SPAK-GJKKO, duan të vijojnë procesin me avokatë kryesisht, Avokati kryesisht është shkelja më e vogël përballë shkeljes së Kushtetutës ligjit procedural penal”, tha avokati i Berishës.

Ora 16:18
Braktisi seancën, avokati i Berishës humb toruan para gazetarëve: Mos më ndërprisni kur flas! U larguam sepse Gjykata na rrëzoi këto 3 kërkesa

 

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka treguar kërkesat që janë rrëzuar nga GJKKO vendim ky që i ka çuar drejt braktisjes së seancës që është duke u zhvilluar sot. Teksa jep prononcim për mediat, avokati shfaqet i tensionuar, ndërsa refuzon që të pyetet e aq më pak të ndërpritet nga gazetarët. Avokati tha se kërkuan që vendimi i GJKKO për masë sigurie "detyrim paraqitje" për Berishën të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por kjo kërkesë është rrëzuar. Një tjetër arsye sipas Gjokutajt është se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre lidhur me përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila mori vendimin për të caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Berishën në lidhje me aferën e Partizanit.

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar që tregon se e kemi bërë këtë kërkesë.
Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë "detyrim paraqitje" për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve).

Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë (i përgjigjet avokati pyetjes së gazetares).

Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata (drejtuar gazetarëve). Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan”, tha ai.

Ora 16:05
GJKKO iu rrëzon disa kërkesa, avokatët e Berishës braktisin seancën për aferën e 'Partizanit'

Dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën në Gjykatën e Posaçme që po zhvillohet për aferën e ish kompleksit Partizani. Ata kanë vendosur të largohen pasi u janë rrëzuar disa kërkesa nga Gjykata.

Ora 15:19
Edhe Jozefina Topalli i 'zgjat dorën' Berishës, i del në krah në këto ditë të vështira: Ka një nen që e mbron

1698240207_topalll.JPG

Sali Berisha refuzoi të përballet në Gjykatë me akuzat për aferën e ish-kompleksit Partizani, por mblodhi mbështetësit për të organizuar një aksion që nuk përjashton edhe skenarin e protestave. Në grupin e vogël të mbështetësve që po e “mbajnë” Berishën  në këto ditë të vështira duket se është dhe Jozefina Topalli.

Për Topallin, vendosja e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Berishës është alarm.

“Është e paprecedentë që Republika Parlamentare të zëvendësohet me republikën e Prokurorëve, që nuk njohin Kushtetutën e vendit, që ka një nen që i jep garanci Kuvendit dhe deputetit si përbërës i saj.

Ka një nen të veçantë neni 73 që i jep garanci Kuvendit në tërësi dhe deputetit të saj. Ky nen është për të mbrojtur opozitën dhe opozitarizmin dhe deputetin e opozitës, që të mos ketë të frikë të thotë gjëra të forta, të vërteta nga pushteti apo grupe të tjera. Është e paprecedentë. Janë hequr imunitetet pafund përgjatë 3 dekadave, por kurrë nuk ka ndodhur të kapërcehet Parlamenti.

Ky nuk është alarm për Sali Berishën sepse Berisha e ka përsëritur, që zbato Kushtetutën dhe jam para gjykatësit. Ka thënë që jam iniciator i heqjes së imunitetit. Pavarësisht nëse jam dakord apo jo me Berishën për të hequr imunitetit. Nuk jam dakord me këtë unë, sepse është garanci për të bërë opozitë përndryshe këtë vend askush nuk do të ketë kurajon për të bërë opozitë dhe për të thënë gjëra të vërteta”, tha Jozefina Topalli.

Ora 14:24
Afera ‘Partizani’, Berisha nuk shkon sërish në GJKKO, paraqiten dy avokatët

 

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe i janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për çështjen e Privatizimit të Partizanit. Berisha sërish nuk është paraqitur në Gjykatë, por ka çuar dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.

Ora 13:29
Afera ‘Partizani’, Berisha kërkon ndihmën e partisë për veten e dhëndrin: Tani është koha për betejë

Betejën me SPAK që e ka vënë në hetim për korrupsion, Sali Berisha që deri më tani ka refuzuar gjykatën, tha qartë se nuk do ta bëjë i vetëm, por duket se do të përdorë si mburojë ata që e mbështesin. Berisha mblodhi kryesinë dhe e mobilizoi për një aksion që nuk përjashton edhe skenarin e protestave, pasi sipas tij SPAK nuk ka goditur atë personalisht, por programin politik të opozitës.

“Të gjitha këto po ndodhin para syve tonë. Tani është koha për betejë! Tani është koha të ngrihemi! Tani është koha që cilido që mendon dhe beson se duhet të luftojë për demokracinë në këtë vend, për dinjitetin në këtë vend, se pa demokraci nuk ka dinjitet. Kurrë! 

Ne duhet të ngrihemi! Ne nuk mund të pranojmë… ne e nisëm këtë, askush të mos e lidhë më këtë që ndodhi. Kjo që ndodhi është dëshmi e radhës e atyre faktorëve që na detyruan të shpallim betejën pa kthim. Beteja pa kthim duhet të organizohet. Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat. Unë jam i bindur se problemet me të cilat përballen demokratët, janë shumë të dhimbshme, janë shumë të thella, janë shumë të mëdha.

Por zgjidhje tjetër nuk ka përveç mobilizimit, përveç ngritjes në këmbë, përveç betejës! Përndryshe, sa më shumë të zvarritet, aq më e thellë bëhet kriza. Aq më dëshpëruese bëhet situata. Ndaj dhe mesazhi im është ky sot: mesazhi im është të bëjmë gjithçka, të shpërndahemi në mbarë vendin në një dialog, në një emergjencë. Thashë edhe njëherë ky është kapitulli i fundit dhe këta nuk kanë fund fare se ky nuk ndalet në betejën e asgjësimit të opozitës.

Por edhe opozita nuk do ndalet kurrë në rezistencën e saj me të gjitha format për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Nuk ndodh kurrë në botë që të përdoret një samit kundër gjysmës tjetër të kombit. Që të përdoret një vizitë shtetërore  për të kërkuar anulimin e vizave për gjysmën tjetër të kombit. Nuk ka kurrë tradhtar të tillë që i lejojnë vetes qëndrime të tilla si Edi Rama. Ne nuk mund të rrimë më duarkryq. Kjo situatë kërkon përgjigje, besoj se biem dakord. Ndaj të shpërndahemi në një takim me bazën tonë, me këtë thirrje: Ne duhet të fillojmë betejën, parlamentarët e kanë filluar betejën. Ata do qëndrojnë në parlament, nuk e braktisin parlamentin, por do qëndrojnë aty gjer në rikthimin e të drejtave të plota të tyre", tha Berisha. 

Ora 12:57
Përse nuk përballet vetëm me drejtësinë? Berisha: S’po e dëmtoj partinë, po e mbroj

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar të gjithë Rithemelimin në mbrojtje të tij, që pasi GJKKO i vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndërsa është në hetim për çështjen e privatizimit të ‘Partizanit’. I pyetur nga gazetarët se përse nuk përballet vetëm me drejtësinë, por mobilizon partinë, Berisha tha se nuk po e dëmton partinë, por sipas tij po e mbron kundër një procesi të shëmtuar politik. Madje Berisha thotë se ka mbështetjen e anëtarëve të Rithemelimit.

“Si mund ta dëmtoj unë PD kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik. Përkundrazi është dhe do mbetet krenare e këtyre reformave që ndryshuar Shqipërinë. Se kam personale unë këtu, parimore, programore dhe e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Të thuash se letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim. S’ka marrëzi se kjo. Kanë filluar të përdoren në vitin ’95. Përbëjnë mbi 300 mln euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Shpërndanë letra me vlerë tek 1.3 mln shqiptarë.

Asgjë nuk cenon demokracinë e brendshme të PD, kam një mbështetje në rritje të jemi i sinqertë. Kjo sa i përket mbështetjes veçse ka rritur mbështetjen ndaj Berishës, nuk pajtohet kush me të pavërtetën. Siç është maltezi sot atje, duhet të ishin çdo ndërtues atij. Të gjithë shesin në themel.

Po e çoj PD drejt një beteje që do e fitojë. E rëndësishme është që nga rreshti i parë tek i fundit është daci-bao politike”, tha Berisha.

Ora 12:32
Afera ‘Partizani’, Berisha sulmon prokurorët: O laro të SPAK-ut! Si gënjen ish-kryeministri për pagesat me bono

Sali Berisha ka dalë sërish në konferencë për shtyp, për të sulmuar SPAK-un, pse po e heton për aferën me klubin Partizani. Teksa nuk kurseu akuzat për prokurorët, Berisha doli të gënjejë sërish për këtë aferë, për të cilin SPAK e akuzon se ka pasuruar dhëndrin e tij duke përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i Partizanit. Sipas Berishës, vendimi për miratimin e bonove nuk është marrë për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, por kanë përfituar të gjithë shqiptarët.

“Dje u njoha ju me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera. Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë. Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë”, tha Berisha.

Por në fakt faktet tregojnë krejt të kundërtën. Dy vendime të marra prej tij në kohën kur ishte kryeministër tregojnë favorizimin ndaj dhëndrit të burgosur Jamarbër Malltezi. Report Tv publikoi dje dokumentet që tregon qartë se pasi Berisha miratoi përdorimin e bonove në dhjetor 2008, Jamarbër Malltezi e pesë familjet paguan me bono në shkurt 2009. Në korrik të po atij viti, pasi Malltezi mbaroi punë, Berisha ndryshoi vendimin duke urdhëruar që pagesat të bëhen vetëm me lekë.

Berisha ka votuar konkretisht më 17.12.2008 VKM-në 1638 me të cilën lejonte 64 ish-pronarët e klubit Partizani, mes të cilëve dhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, të paguajnë 80% të shumës së fiksuar për privatizimin me bono privatizimi dhe jo me lekë. Me atë vendim Berisha i kurseu atij grupi pronarësh rreth 8 milionë lekë të reja.

Vetëm pas shtatë muajve nga ai vendim, kryeministri Berisha firmos një VKM të dytë (nr.738 dt.1.07.2009) me të cilën e heq mundësinë e pagesës me bono privatizimi dhe rivendos në ngarkim të ish-pronarëve të paguajnë vetëm me lekë. Natyrisht, në këto shtatë muaj Jamarbri bashkë me gjithë grupin e ish-pronarëve të Klubit Partizani përfituan nga vendimi i parë i Berishës-vjehërr dhe në këtë mënyrë në vend të 8 milionë lekëve (të reja) derdhën vetëm bono privatizimi të blera në treg për më pak se 300 mijë lekë.

Ora 12:07
Afera ‘Partizani’/ Berisha: Nuk e di a është depozituar padia për gjyqtaren Irena Gjoka! Ish-kryeministri sulmon prokurorët: Të lidhur me Soros e Ramën

Ndërsa sot pritet që të zhvillohet seanca tjetër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit ka dalë në një konferencë për mediat dhe ka sulmuar sërish prokurorët e gjyqtarët e SPAK. Berisha sulmoi prokurorët që po hetojnë aferën e klubit partizani, ai tha se ata janë të lidhur me pushtetin kriminal të Edi Ramës dhe George Soros.   

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marrë çdo vendim, por të garantoj se me falsitet, trillime dhe shpifje kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë Berishën të tërhiqet. Reforma që kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë. Jam krenar për to, transformova çështjet e pronësisë. Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin atëherë janë përgjegjës. Të thuash se ku i mori paratë që hyri me 113 metër tokë dhe doli me 5 mln siç bëjnë organet e Soros dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske. Ai që përfundoi me 5.4 mln euro, ishte investitor me marrëveshje, të firmosur të noterizuar që në vitin 2008. Dhe kontributi i tij ishte jo 113 metra tokë, ishte 1250 metër katrorë tokë se bleu tokat e kushërinjve. Qindra e qindra apartamente u ndërtuan me paratë e shitjeve në themel. Bektashi vendosi më shumë para, maltezi vendosi më shumë tokë. Nuk ka gjë më të pafytyrë dhe të pandershme”, tha Berisha.

Ndonëse avokatët e tij paralajmëruan se do të padisin gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre, Berisha thotë se nuk është në dijeni nëse është depozituar kërkesa. 

A kanë depozituar apo jo s’di të them se nuk kam pasur komunikim. Kërkesa është realë, ajo do përballet me të gjithë procesin ligjor. Ka shkelur kushtetutën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • naku: 26/10/2023 08:48

    po avokat kryesisht shkojne fukarenjte ne gjyq

    Përgjigju
  • Dylber: 26/10/2023 06:45

    Dmth tregon akuzen, provat, arrestimet, gjykates, prokuror, te hetuar, deshmitare, mbrojtesit ligjore me perfaqsim,.... ama mbrojtesin qe e caktojne kryesisht.... e mbajme te fshehte jo aq sa nga publiku se sa ai qe demek mbron. Drejtesia "speciale" shqiptare! Ne 2023! Zbath breket e beji m....

    Përgjigju
  • Iris: 26/10/2023 02:57

    Berisha e njeson veten me Rithemelimin,si dikur Xhaxhi me PPSH.Mos i jepni avokat shteti, se nuk eshte varfanjak,por jepini opsionin, ose te gjeje avokat tjeter,ose te dale e te vetembrohet vete ne gjyq,e ka kete te drejte dhe per cdo here qe nuk paraqitet vendosini gjobe per cdo dite mosparaqitje.Sot Trumpit i vune perseri gjobe 10.000 $ vetem se e ka gojen te madhe dhe theu /gag order/,po Berisha qe nuk paraqitet e ben mushken cfare meriton?!

    Përgjigju
  • S'ka b.y.th sala: 26/10/2023 01:49

    E ka fjalën për Enverin avokati jo Saliun

    Përgjigju
  • Alb: 25/10/2023 23:46

    Ky ashte saliu, si prentovi se shqipnija do bahete si zvicrra e dyte. Dhe do vi qeku i bare. Ky njeri u spocurizu nga serbija e greqija. Ky njrei na shkatrroj si popull.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 25/10/2023 20:19

    Fundi i salehut eshte fundi i tere klases politike ne pushtet e opozite.

    Përgjigju
  • durresi: 25/10/2023 19:18

    ku e ka ate avokatin francez?? ike plaku mere me gjithe tespi e tosimbaç

    Përgjigju
  • Mona: 25/10/2023 18:48

    Shyqyr qe u bere i gjalle o Zeni. Ku jeni fshehur o urithe...te gjithe me radhe tek Abi do shkoni. Te gjithe nje corbe keni égrène...

    Përgjigju
  • asolingo: 25/10/2023 17:43

    A ka ligj??? Jo A ka shtet??? Jo Se po te kishte shtet do ta merrte zvarre kete njethundrakun.Turp per drejtesine,u a ka bere Saliu 8:2.

    Përgjigju
  • Caktohet avokati i ri i paguar nga shteti: 25/10/2023 17:27

    Perseri Saliu kursen ca leke per avokatet...! Saliu shpreson se do ta marrin zvarre me qellim qe te rritet adrenalina e Flam Nokes e kompani..

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/10/2023 17:18

    Nuk ka gjykat në demokraci qé zavendson avokat me avokat që punojn për gjykatat si këta kriminel gjykatës shqiptarë!

    Përgjigju
  • XXX: 25/10/2023 15:56

    A spak leshi, tall sumen Berisha me ju.

    Përgjigju
  • populli: 25/10/2023 15:53

    ore kushe eshte ky qe thyen ligjet gjithmone me force merreni

    Përgjigju
  • Adrian: 25/10/2023 15:52

    Te gjithe Pd-istat e Sales fokusohen qe Sala nuk duhet te shkoje te paraqitet ne gjyq se i eshte hequr liria,futja kot me nje fjale,por si nuk thote njeri te pakten qe te shkoje.Eshte gjithe ai Trump,e shkoji me nje kembe ne gjyq,i bene edhe photo burgaxhiu biles.Po te mos shkonte do ta arrestonin.Prandaj e gjitha kjo qe ben Sala,duke u mbajt me thonj tek deputetlliku eshte kot.Gjykata mund te marre vendimi me i heq imunitetin.C'do beje Saliu,do fshihet?

    Përgjigju
  • Linda: 25/10/2023 15:37

    Topalli ka zaptuar prona te tiransve ne qender te Tiranes dhe ka surrat te dali ne krah te Berishes.Sipas ketyre ligjet te zbatohen vetem per popullin dhe keta te bejn qejf me grabitjet qe kane bere! Ta mendosh se sa vjet keta palaco jane paguar duke marre rrogen e deputetit.

    Përgjigju
  • Zhozi: 25/10/2023 15:35

    Kapeni për zhelesh ene rraseni mrena shqipfolsin berisha bashk me familje.

    Përgjigju
  • Noti: 25/10/2023 15:32

    Po pse skerkuan parlamentit tja heqin mandatin dhe sdo kishte me alibi te mos shkonte pastaj

    Përgjigju
  • Populli: 25/10/2023 15:31

    Lerini sondazhet po kerrcitini prangat te forteve….

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 25/10/2023 14:43

    Ky birbuaSaleh po na hiqet sikur ka nje mbrojtes superpotent....po harron derziu e punziu se nuk e shpeton me as edvini,as trumpi,as soros dhe as Biden...hajde saleh rruge te mbare per ne Reç dhe atje tu befte dita njëmijë

    Përgjigju
  • *^:,;: 25/10/2023 13:45

    Berishes i erdhi dita qe do pagujn vrasjet e Hajdarit,Trebickes,Olldashiit,Arbnorit,Spahise,Pashkos e gjyqyarit e shum tjerve sepse fjalt e popullit jan vertetu brez mas brezi si 1-Ne ket dynja do lahen te tana dhe tjetra 2-Zoti vonon po nuk harron.More fun plaku MEREEEEEEE!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 25/10/2023 13:11

    Ne Shqiperinë e vogel rrjedhin lumenjt e krimit,korrupsionit dhe te djerses e gjakut te popullit te varferuar. Pushteti i korruptuar dhe i kapur nga krimi po ben kerdine. Populli shqiptar akoma nuk ngrihet ne mbrojtjen e vetes dhe te prosperohet sepse eshte bere anemik prej vitesh e shekujsh

    Përgjigju
  • Stef: 25/10/2023 12:11

    Kur do vije ajo dite qe ky plere re vdesi aty ne burg ku e meriton.tradhtar kombi

    Përgjigju
  • Albert: 25/10/2023 11:50

    Drejtesia e re dhe SPAKU do diskreditohen totalisht nese ky nuk paraqitet. Nqs e ben Saliu atehere duhet ta beje cdo qytetar shqiptar. Po paten mend ta shoqerojne forcerisht, se do turperojne veten organet e drejtesise.

    Përgjigju
  • elsa: 25/10/2023 11:45

    ik o sali ik o. hajdut,,ik o kriminel,,,i ke duart akoma me gjak shqiptaresh...

    Përgjigju
  • Luku: 25/10/2023 09:29

    Shkelje e kushtetutes Esther kit jerkin arrest I’m in e deputed it pa lejen e kuvendit.Ne Easton kinkret Esther person n hetim she nuk Esther nevoja te merret Lehrer nag kuvendi

    Përgjigju
    • Artan: 25/10/2023 15:33

      O hajdar fresku ik meso shqip se qenke vaj medet fresk nga truri Budalla fare .

    • Zari: 25/10/2023 13:34

      Lukuuu, ti duhet te kthehesh urgjen ne klasen e pare se me gjuhen shqipe qenke katastrofe. Per sot ulu ne vend se ke noten 2

    • Lezha: 25/10/2023 11:56

      @Lulu, Kur do e nxjerresh kete "koment" dhe ne variantin shqip?

  • Mëndie Ndrituri Gjakovar: 25/10/2023 08:59

    N.q.s.jan BUDALLENJ ORG.e Gjykatës specialeeprokuroris speciale le të luaj krimineli GJOKUTAJ me proçedura.Krimineli mbrohet nga krimineli se i ndershmi avokat dhe për shqiptarizëm do i hidhte në koshin e plerave lekët që paguhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?