GJKKO zbardh prapaskenat e seancës për Sali Berishën! ‘Përgënjeshtron' avokatët: U pranuan dy kërkesë, u rrëzua dërgimi i çështjes në 'Kushtetuese'

25 Tetor 2023, 16:42| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:39

  • Share

1698245510_GjykataePosacme1.jpg

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka zbardhur dinamikat e seancës me dyer të mbyllura për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Në njoftimin për shtyp theksohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e dy avokatëve, për ta dërguar çështjen në Kushtetuese për të bërë interpretimin nëse masa e sigurisë "detyrim paraqitje" për Berishën është e ligjshme. Ndërkohë që bëhet me dije se Gjokutaj dhe Mëngjesi kanë deklaruar në seancë se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, "duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive". Sipas Gjykatës kërkesa nuk është paraqitur me shkrim, kurse avokatët pretenduan se e kanë bërë kërkesën në seancën e kaluar, prandaj kërkuan që t'u vihen në dispozicion CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimi i saj, kundrejt tarifave respektive. Kjo kërkesë është pranuar.

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata thotë se është pranuar.  Ndërkohë pas largimit të avokatëve Gjokutaj dhe Mëngjesi nga seanca, GJKKO ka caktuar një avokat që paguhet nga shteti për të përfaqësuar Berishën.

Sqarimi i GJJKO: Nga fillimi i seancës në 14.30, deri te braktisja e gjyqit nga avokatët

- Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

- Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

- Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. 

- Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

- Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

- Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht  me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.  

- Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.

- Gjykata ndërpreu për disa minuta shqyrtimin gjyqësor në pritje të mbërritjes së avokatit Artan Simoni, për vijimin e seancës gjyqësore.  


Lajmi kryesor:

‘Partizani’/ Mbrojtja e Berishës braktis gjyqin, GJKKO i vendos avokat shtetëror! Në sulm Shkëlzen Berisha, zëvendësohet Artan Simoni! Vendimi shtyhet për nesër


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?