Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, lihet në burg Jamarbër Malltezi: Ka firmosur Rama, unë jam profesor doktor! 'Detyrim paraqitje' për ndërtuesin Bektashi

23 Tetor 2023, 09:43| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 11:32

  • Share

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ është lënë në burg nga gjykata, pas një seance e cila zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës si dhe për ortakun e tij ndërtuesin Fatmir Bektashi, për të cilën gjykata ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ por nuk i lejohet të largohet jashtë vendit.

Vetë Jamarbër Malltezi, mohoi akuzat gjatë seancës, duke pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie. “E gjithë prona  nuk  ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm”, ka argumentuar Malltezi, duke shtuar se i ka pasur mundësitë të largohej jashtë vendit, por nuk e ka bërë, pasi është i pafajshëm.

Avokatët e Malltezit kërkuan revokim të masës së sigurisë duke pretenduar se nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm dhe se prona u është kthyer pronarëve. Para mediave, Klodian Skënderi, avokat i Malltezit, tha se nuk ka vepër penale dhe se të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase si ajo Begeja, se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. 

Jamarbër Malltezi mbërriti në Gjykatën e Posaçme nën masa të rrepta sigurie. Një fugon i FNSH-së e solli atë nga Blloku i Sigurisë direkt në tunelin e nëndheshëm të gjykatës. Nga ana tjetër e tribunalit, erdhi në këmbë, i buzëqeshur dhe i shoqërua nga efektivë policie, ndërtuesi Fatmir Bektashi. Në hyrje të gjykatës, i vëllai u kujdes t’i jap një këshillë, ndoshta për t’i uruar fat në përballjen me drejtësinë: ‘Futu me këmbën e djathtë!’- i tha i vëllai.

Seanca nisi fiks në orarin e përcaktuar nga gjykata, 13:30, me gjyqtare Irena Gjokën, por shumë shpejt do të ndërpritej. Me kërkesën e mbrojtësve të Malltezit, Antoneta Sevdari dhe Klodian Skënderaj, si dhe të Fatmir Bektashi, Vasilika Hysi, seanca u shty dy herë radhazi.

Ata kërkuan të njihen me aktet e dosjes. Pas rikthimit në sallën e gjyqit, rreth orës 16:00, avokatët kërkuan edhe 2 orë të tjera për të lexuar materialin voluminoz, kërkesë që u pranua për herë të dytë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Seanca rinisi 5 orë vonese në orën 18:00.

Report Tv ka siguruar pamje të Malltezit brenda kafazit të Gjykëstës së Posaçme teksa mbante në dorë një dosje voluminoze.

Në gjykatë u paraqit edhe mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, duke krijuar debate. Pas përfundimit të gjeneraliteteve të avokatëve, Gjokutaj u detyrua të lërë sallën pasi në këtë seancë nuk ishte parashikuar vlerësim mase sigurie për klientin e tij ish-kryeministër pasi ai nuk ka marrë dijeni për masën “detyrim paraqitje”. Për mediat, Genc Gjokutaj e cilësoi të paligjshëm caktimin e kësaj mase.

‘Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, është i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga Berisha. Në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Këtë ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Këto janë vendime të njëanshme.’- tha Gjokutaj.

Megjithë këto pretendime, Gjykata e Posaçme caktoi orën 14.00 të së martës për ta marrë në pyetje personin nën hetim Sali Berisha.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë u ekzekutua të shtunën e 21 tetorit, teksa Malltezi u ndalua në Rinas, teksa priste të shoqen në kthim nga jashtë shtetit. Në orët e mbrëmjes oficerët e policisë shkuan në zyrat e Rithemelimit për t’i komunikuar masën “detyrim paraqitje” dhe bllokim të lëvizjes jashtë vendit Sali Berishës, por ai nuk i priti.

Ora 20:55
Dëshmia/ Në burg për 'Partizanin', Jamarbër Malltezi me versionin e Berishës: Procedurat e privatizimit nisën në vitin 2000, ka firmosur Rama! S’e dija që isha unë armiku

1698077802_1211.jpg

Në dëshminë e tij në GJKKO ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, Jamarbër Malltezi ka përdorur të njëjtin version si Sali Berisha për t'u mbrojtur duke thënë se të gjitha procedurat për privatizimin e ish- kompleksit Partizani kanë nisur në vitin 2000. Ai ka pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie.

"Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizini është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona  nuk  ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë ministria e Mbrojtjes në kohën e pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoo Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi", tha Malltezi, siç ka mësuar Report Tv.

Ora 20:09
Dhëndri i Berishës lihet në burg, avokati: S’mund ta akuzosh se është trashëgimtar i ligjshëm

Avokati i Jamabër Malltezit, Klodian Skënderi tha se nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase.

'Në rastin konkret nuk ka vepër penale sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër. Nuk mund të aludohet se me anë të ligjeve apo VKM që as janë atakuar në kohë, as kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale korrupsion. Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara, është një qëndrim mohues, e them me bindje për aq sa mundëm të shihnim fashikujt e depozituar të Prokurorisë në Gjykatë. Të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase si ajo Begeja, se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. Ky standard i Prokurorisë është shumë i ulët dhe me këto aludime po cenohen parimet juridike.'- tha avokati.

Ora 20:02
'Partizani'/ Gjykata merr vendimin, lë në burg Jamarbër Malltezin, konfirmon masën e sigurisë dhe për ortakun Bektashi

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës i arrestuar me aferën e ish kompleksit Partizani. Gjithashtu është konfirmuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje" edhe për ortakun e tij Fatmir Bektashi.

Ora 19:45
GJKKO tërhiqet për vendim për Jamarbër Malltezin e Bektashin! Avokatët: S'ka përfitim të paligjshëm, Ministria e Mbrojtjes kishte kohë që s'e administronte

1698077987_12513.jpg

Ka përfunduar seanca gjyqësore që po mbahej për Jamarbër Malltezin dhe ortakun e tij Fatmir Bektashi. Gjykata është tërhequr për vendim. Avokatët kanë kërkuar revokim të masës së sigurisë.

Avokatët kanë pretenduar se nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm dhe se prona u është kthyer pronarëve. Sipas tyre të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm.

‘Nuk ka asnjë përfitim te paligjshëm. Pronareve u është kthyer prona. Gjëja me natyrale në botë. Të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm tregtar.’- kanë pretenduar avokatët.

Sipas avokatëve Ministria e Mbrojtjes kishte kohë që nuk e administronte dhe se shoqëria Partizani sha e kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme.

‘Destinacioni nga sportiv në banimi u miratua nga KRRT e Bashkisë se Tiranës!’- kanë deklaruar avokatët.

Ora 19:18
Debate në gjyqin për aferën e 'Partizanit', Genc Gjokutaj shkon në sallë si avokat i Sali Berishës, nxirret jashtë pas 'përplasjes' me Krajën

1698082175_gencgjokutaj.jpg

Seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bekteshi është shoqëruar me debate. Në sallë është paraqitur si avokat i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj. Gjokutaj ka kundërshtuar masat, ndërsa prokurori Arben Kraja e ka pyetur se në çfarë cilësie ndodhej brenda në sallë.

Gjokutaj ka pohuar se ai ndodhet si avokati i Sali Berishës. Në këtë moment, Kraja ka kërkuar që Gjokutaj të largohet nga seanca, pasi Berisha nuk ka pranuar që të  njohë masën e sigurisë "fetyrim paraqitje" për aferën e ish kompleksit Partizani duke shmangur takimin me oficerët e policisë gjyqësore.

Në një dalje për mediet Gjokutaj tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore. 

Ora 18:26
Me një dosje voluminoze në dorë, Report Tv siguron VIDEON ekskluzive të Jamarbër Malltezit në 'kafazin' e gjykatës

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të Jamarbër Malltezit dhëndrit të Sali Berishës në 'kafazin' e gjykatës ku po zhvillohet seanca ndaj tij, i arrestuar në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv ‘Partizani.’ Malltezi shihet me një dosje voluminoze në dorë.

Dhëndri i Berishës është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash dhe u arrestua të shtunën (21 tetor) në Rinas.

Ora 18:21
Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat, rinis pas disa orësh seanca për Malltezin dhe ortakun

Tashmë që avokatët janë njohur me provat, ka rifilluar pas disa orësh seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin të dy nën masa sigurie për aferën e privatizimit të ish-kompleskit Partizani.

Ora 14:50
VIDEO E RE/ Jamarbër Malltezi nervoz në kafazin e GJKKO-së! Arben Kraja përballë tij mbron akuzën në seancë

 

Report TV sjell një tjetër video nga GJKKO ku po shqyrtohet vlerësimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i udhëtimit jashtë”

Prokurori Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai po hetojnë dosjen e bujshme.

Seanca u shty për dy orë pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat. Prej 2020 dosja e cila nisi pas kallezimit tw Taulant Ballës atëherë kreu i grupit PS-së hetohej nga Enkeleda Millonai por më pas pasi Kraja u largua nga posti i kreut të SPAK iu bashkua hetimit të dosjes së privatizimit të ish kompleksit 'Partizani'.

Ora 14:20
Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, avokatët kërkuan 2 orë kohë të njihen me dosjen

1698063864_Screenshot5.jpg

Seanca për aferën e privatizimit të kompleksit "Partizani" është shtyrë për dy orë. Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi kanë kërkuar të njihen me dosjen.

Seanca do të rinisë sërish pas dy orësh.

Ora 14:17
Avokati i Berishës në GJKKO: Masa detyrim paraqitje nuk është ekzekutuar, është e paligjshme

1698062922_gjokutaj.jpg

Avokati i Sali Berishës ka folur jashtë GJKKO-së për seancën për privatizimin e Partizanit. Për Berishën nuk u zhvilluar sot seanca, kjo për faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ka mbërritur njoftimi se Berisha ka marrë dijeni për masën e sigurisë ndaj tij “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi është i paligjshëm.

“Unë kam ardhur në këtë çështje. Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi vendimi është i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga Berisha. Në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Këtë ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Këto ajën vendime të njëanshme. Do kërkoni që çështja të kalojë në Këshill të Mandateve? Se kemi bërë një kërkesë të tillë”, tha Gjokutaj.

Ish-kryeministri nuk pranoi t’i takonte oficerët e policisë gjyqësore mbrëmjen e së shtunës, kur ata mbërritën në selinë e Rithemelimit dhe nuk ka pranuar të firmosë se është njoftuar për masën e sigurimit ndaj tij.

Ora 14:05
Afera e privatizimi të ‘Partizanit’, Report Tv sjell foton, Jamarbër Malltezi në kafazin e gjykatës

1698062628_malltezi.jpg

Report Tv sjell foton e Jamarbër Malltezit në kafazin e qelqtë të GJKKO-së. Dhëndri i Sali Berishës mori sot pjesë në seancën gjyqësore për aferën e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani. Malltezi do të njihet me masën e sigurisë 'arrest me burg'. 

Në seancë ishte edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i cili u pa teksa futej në ambientet e GJKKO-së i buzëqeshur.

Ndërkohë, Malltezi u shoqërua nga forca sigurie nga paraburgimi në GJKKO.

Ora 13:24
VIDEO/ Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Fatmir Bektashi mbërrin duke qeshur në GJKKO

 

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë lidhur me çështjen për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ndaj tij janë vendosur masat “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Bektashi është filmaur duke u futur i qeshur në senacën gjyqësore. 

Ora 13:11
VIDEO/ U arrestua për aferën me kompleksin Partizani, Jamarbër Malltezi mbërrin në GJKKO

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të njihen sot me masën e sigurisë. Siç shihet edhe nga videot që sjell Report Tv, Malttezi është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit drejt GJKKO me forca të shumta sigurie. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë 'arrest me burg'. 

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

Ora 10:59
VIDEO/ Përfaqësues nga Britania e Madhe mbërrijnë në SPAK

 

Në orën 13:00 pritet që të mbahet seanca për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Ndërsa në ambientet e SPAK është parë të mbërrijë një përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe. Ende nuk dihen arsyet e mbërritjes së tyre apo nëse ka lidhje me seancën e Malltezit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtesi popullore po vjen: 24/10/2023 18:24

    te erdhi fundi o kalbesire ti dhe te gjithe kalbesirat qe udheheqen kete vend duke futur vec ne arken tuaj miliardat qe kurre nuk u investuan qe 30 vjet jo vetem ti por edhe ilir qenin fatos kumarxhiun ed ramen e te gjithje zagaret e politikes zhvatese qe ndoqet me dokada me radhe

    Përgjigju
  • zoti vonon por sharron: 24/10/2023 13:01

    drejtesi popullore per gjithe vitet e arta de demokracise qe keto lapera politikan bene duke vrare shkaterruar shdukur pasurine e vendit e duke pasuruar familjet e ty re ne kurriz te popullit. beni gati te gjithe nje nga nje si varg geshtenjash.

    Përgjigju
  • populli: 24/10/2023 11:18

    hajde avokat hajde "...eshte urdher i kundraligjshem dhe ne nuk e marim" oooooooooooooo medet o pis burre, paligjshmeria ankimohet ne gjykate !

    Përgjigju
  • kreshniku: 24/10/2023 10:39

    po burgu per burra eshte, edhe mandela ka qene ne burg

    Përgjigju
  • minushe: 24/10/2023 09:04

    o avokat nuk po e akuzon njeri se eshte trashegimtar i nje familje te tiranes, por si e mori kete prone ne vitet sapo erdhi vjerri ne pushtet.... thua ben sikur nuk kupton edhe nje me titullin avokat...:(

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 24/10/2023 08:52

    Nuk i duhen Shqipërise këta profesora e doktora si puna jote e mikut tand sali viçidoli, ju jeni gjakpirësat e Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Iris: 24/10/2023 01:17

    Rames kur t'i vije rradha, do t'i shkulen dhembe e dhemballe nga drejtesia per lejet qe ka miratuar per kullat vend e pa vend,por tani te paret qe e kane rradhen per t'u ulur ne kolltukun e //dentistit//jane Berishet.Duket qe dhelpra Berisha eshte ben /shejtan budallain/ nga njera ane per akuzat,por nga ana tjeter ka bere nje gabim trashanik duke derguar avokatin,pra dashje pa dashje ka pranuar qe eshte ne dijeni! Qesharake e gjej justifikimin per Malltezin qe fshihet pas faktit qe eshte /Begeja/,apo justifikimin se familjeve ju kthye prona! Ka shume familje tiranase me prona,por jo te gjithave u eshte kthyer prona,nje pjese e mire vetem sa jane kompensuar,te tjere as jane kompensuar,as prona nuk u jane kthyer.Duhet te kishe nje Malltez Berishe qe te te kthehej prona e bile me teper se c'u takonte e jo thjesht te te kompensohej,duhej te kishe nje Malltez Berishe qe nje prone shteti te privatizohej e t'u kthehej ish pronareve,duhej te kishe nje Malltez Berishe qe pronat e kompensuara nje here nga Italia te rikompensoheshin dhe nje here nga shteti,duhej te kishe nje Malltez me nje Berishe per vjerr qe t'i dridhte e t'i perdridhte ligjet e shtetit sic t'i donin Begete,Malltezet etj per nje siperfaqe-prone te caktuar qe t'ju kthehej,duhej te kishe nje Malltez dhender i vjerrit e mik i mikut qe kundrejt shperblimit /ne natyre/ te te mundesonte veprimet ligjore/gjyqesore me shpejtesi e ne kohe per ato kulla,ne nje kohe kur familjet e tjera tiranase plakeshin e vdisnin neper sportelet e juristeve e zyrave te gjend.civile per nje certifikate familjare e prone,apo kalonin vite te tera ne pritje vendimesh gjykatash qe nuk vinin kurre ose vinin me vonese,po nuk u lyeje rroten gjyqetareve e nepunesve! Dhe tani prof.doktori na e quaka denigruese qe nje si ai te qendroje ne burg! Kur ke bere shkelje e krime,ligjet nuk kane meshire.Presidente,mbreter e perandore te botes i kane provuar te tera qe nga burgu e deri te gijotina e jo me nje prof.doctor! Titutj,gradat dhe gjendja sociale nuk jane as justifikim,as mburoje qe t'i fshihesh drejtesise e pergjegjesise.

    Përgjigju
  • Maksi: 24/10/2023 00:04

    Nga padurimi donkishotesk per "Zotin e Korrupsionit", pra Ramen, ushtria e tij "digjitale" harron dhe e shpall ate?!? Psh, nje komentues thote se 'perkrahesit e familjes Berisha...jane ose bejne idiotin...'. Sic njoftojne mediat, nder perkrahesit e aferes korruptive Partizani paskesh qene kush? RAMA! Qe i ka ndryshuar destinacionin, propozuar KKRTSH dhe me tej leshuar lejen e ndertimit te korruptuarve!

    Përgjigju
  • E verteta: 23/10/2023 23:20

    Bektashi shkon i qeshur sepse ja ka futur Malltezit ne deshmite e meparshme duke thene qe une vetem firmosja etj...Opinionistet qe i kane shitur shpirtin djallit flasin per interes te xhepit te tyre, pra per ata qe i paguajne per te manipuluar opinionin publik. Fakti eshte qe amerikanet mbasi e telendisen me non grata, pasi e flliqen duke e izoluar nga te gjithe, tani i hapin deren e burgut. Jane bere te gjithe berishistet si qente dhe marrin atributet e gjykates. Te ballafaqohet qeni e biri qenit me drejtesine mos te fshihet pas palo partise familjare. Por nuk eshte burre, eshte legen. Prano Hetimin Sali dhe shko ne gjykate duke provuar nese je apo jo i pafajshem. Je frikacak sepse e di mire cfare i ke bere ketij populli. Fshihu si legen pas imunitetit.

    Përgjigju
  • Jari N: 23/10/2023 23:07

    Po ça Profesor Cari është ky këlyshi Malltezi, po nga doli pronar ky b/q, po turp e faqe e zezë, çojeni në BIZ në Koplik të kapi Sapunin ky Ordiner i Saliut.

    Përgjigju
  • DaciBaci: 23/10/2023 22:45

    Noto, noto, vetem noto! Eh moj bote, portokalle, portokalle.

    Përgjigju
  • Adrian: 23/10/2023 20:28

    Te gjithe perkrahsit e familjes Berisha,Sala vete,opinionistet berishiste,m'duket se jane ose bejne idiotin.Sales i filloi shkaterrimi nga Usa nga dita qe i dhane mandaten Non Grata,Mbas kesaj dita,te gjitha gjerat qe ka bere Sala,jane shtyrje afatesh nga te dy palet.Eshte e cuditshme se si nuk reagoi ne menyre tjeter,duke pasur shume gjera mbi shpine.Amerika i ra,ky i shpalli lufte,nga idiotizmi ndoshta,mendonte se do fitonte.Asnje nuk i ben pyetje Sales me genjeshtren qe paraqiti atehere per hapje gjyqi ne Paris,qe ishte mashtrim complet,qe Sala rrenen e ka normale,dihet .Kuptoni ,kuptoni,kuptoni, Amerika kurre nuk e harron ate qe e ka skeduar,do ta gjeje se ku e ka pikat e dobta,sic ja gjeti.Sala ka mbaru,tani i fillon procedura Likes,ketij garipit prej letre.

    Përgjigju
  • mark: 23/10/2023 19:58

    i kane pire gjakun popullit keta vampire,,merrjani te gjitha me lacke e placke..

    Përgjigju
  • kot: 23/10/2023 14:54

    Ti kerkohet nga parlamenti ti hiqet mandati Berishes per konflikt interesi Sic kerkojne per olta (ish minstren e jashtshme

    Përgjigju
  • Spektakli rradhës: 23/10/2023 14:36

    Tjetër iluzion i demokracisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?