VIDEO/ Malltezi në burg, SPAK i sekuestron vilën te Gjiri i Lalzit ku kalon Berisha pushimet

23 Tetor 2023, 14:33| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 15:29

  • Share

Përfaqësues të Policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë zbarkuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, për të vendosur nënsekuestro një vile në pronësi të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë.

Në këtë vilë, Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ai ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi. 


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ SPAK sekuestron pasuritë e Malltezit, i vihet shiriti vilës tek Gjiri i Lalzit ku pushonte Berisha! I bllokohen llogaritë bankare me vlerë mbi 250 mijë euro (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?