Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Berisha merr në mbrojtje Malltezin: Në burg vetëm se është dhëndri im! S'mori as 10% të pronave që i takojnë

23 Tetor 2023, 12:30| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 16:22

  • Share

Dy ditë pasi mori 24 në dorëzim dosjen që e njeh me shkeljet e tij dhe të dhëndrit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, Sali Berisha doli para mediave për të mohuar gjithçka dhe për të vënë në qendër të sulmeve prokurorët e SPAK.

 ‘Fletërrufe e mbushur me urrejtje! Sharlatanë moralë jeni turpi i ligjit dhe keni morali e Edvinit’- tha Berisha.

Për gati 2 orë Berisha foli në mbrojtje të dhëndrit, duke thënë se nuk ka marrë as 10% të pronave që meriton, duke mohuar që ka ndryshuar ligjet për të favorizuar Jamarbër Malltezin.

 “Për të mbështetur kallëzimin e tyre të rremë aludojnë se unë reformën e pronësisë dhe të tjera themelore të programit të PD amendimin e ligjit të kthimit të kompensimit të pronave, përdorimin e letrave me vlerë I paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronarë, i cili nga pronat e tij nga të 2 gjyshërit, nuk ka marrë as 10% të asaj që i takojnë.”- tha Berisha.

Zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumenteve nga ish pronarët, që përmendet në dosje, Berisha e pranon, por thotë se nuk është i vetmi që e ka bërë.

 “Sipas tyre për këtë qëllim unë amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata me 1 vit  fatin e dorëzimit të dot të ish pronarëve për të kërkuar pronat e tyre. Po i pyes këta mender zyrtare, po Nano që kishte zgjatur me 2 vite afatin në këtë ligj për dorëzimin e dok të pronarëve, e bëri këtë për dhëndrin tim?”- tha Berisha.

Edhe faktin që kushëriri i dhëndrit të tij, ka qenë inspektor për një ankesë të dorëzuar në kryeministri aso kohë për çështjen e ish kompleksit partizani, e pohon, por as kjo sipas tij nuk është në konflikt interesi.

 “Rasti i Kadiut kushëririt të Abi Malltezit, është e vërtetë që ka shkuar, njeriu që është në konflikt interesi bën deklaratë jam në konflikt interesi, unë skam pasur asnjë dijeni, kurrën e kurrës, se natyrisht s’do mund të shkonte kurrë, po prapë s’do kishte pasojë, se ishin dy inspektorë.”- tha Berisha.

Por ndonëse u braktis nga demokratët, kur mbrëmjen e së shtunës oficerët e policisë i shkuan në seli për t’i komunikuar masën e sigurisë, njëjtë si me non gratën, edhe me çështjen e drejtësisë Berisha paralajmëron se nuk do të përballet vetëm, por do të përfshijë edhe partinë.

‘Ata do mblidhen për betejën s’mblidhen për këtë punë. Kjo është dëshmi tjetër e diktaturës. Ne e kishim nisur, s’mund të devijohet, qëllimi I atyre është qe ta devijojmë, por ky është ushqim për këtë lëvizje.’- u shpreh Berisha.

Shmangien që I bëri oficerëve të policisë për të firmosur njohjen me masën e sigurisë detyrim paraqitje, dhe bllokimin e pasaportës, Berisha e argumentoi me qëndrimin se SPAK duhet t’i kërkojë autorizim Kuvendit.

‘Do zbatoj kushtetutën…’- tha Berisha.

 

Ora 12:51
SPAK e akuzon se përfitoi 5.4 mln euro nga privatizimi i ‘Partizanit’, Berisha merr në mbrojtje dhëndrin: Malltezi nuk mori as 10% të pronave që i takojnë

 

SPAK e akuzon dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin se ka përfitur 5.4 mln euro nga privatizimin e ish kompleksit sportiv 'Partizani'. Por në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri e mori në mbrojtje dhëndrin e tij duke thënë se ai s’ka marrë as 10% të asaj çfarë i takonte në atë pronë.

 “SKAPI dhe Edi Rama i fsheh këto dokumente. Pas 3 viteve hetime policeske, Rama dhe larot e tij, mbi kallëzime të rreme, përfundojnë në mjerimin dhe poshtërimin e tyre, të vendosin masë sigurie dhe arrestim për personin që është nën hetim, pasi kanë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente. Do faktoj daci-baon me fletë më të gjata. Në daci-baon e tij, Edvini dhe larot e tij, kompensimi për familjet ka nisur në 94 dhe deri në 2005. Kthimi i pronave ka nisur në vitin ‘95. Ata kanë marrë në përputhje me ligjin e pronës një pjesë të pronave të tyre, deri në 2009 me privatizimin. Dhëndri i im pronar, i cili nga të dy gjyshërit, s’ka marrë as 10% të asaj që i takon. Për këtë qëllim amendova ligjin në vitin 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve për të kërkuar pronat e tyre. Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta mender zyrtarë, po Fatos Nano që kishte zgjatur para meje me 2 vite afatin për zgjatjen e procedurave. E bëri për dhëndrin tim? Sharlatanë! S’keni moral.”, tha Berisha.

Ora 12:46
Dosja e privatizimit të ish kompleksit Partizani/ Berisha pranon se e njihte ish-drejtoreshës së AKKP-së

 

Berisha pranon se kishte njohje me Justina Boriçin të cilën e emëroi në krye të Agjencisë së Pronave por e quan standard normal

Sali Berisha sigurisht personat që nuk i njihte nuk mund ti emëronte. Ishte detyruar për shkak të detyrës ti njihte integritetin e tyre sipas dokumenteve, nëse pranon apo jo detyrën. Kjo është praktika e standardeve normale”

Koha e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përkoi me inicimin nga qeveria të vendimeve administrative për Agjencinë e Pronave dhe ndryshimeve ligjore, që kanë hequr pengesat që ekzistonin në ligj për marrjen e pronës me qëllim shfrytëzimin për ndërtim.

Konkretisht Agjencia e Pronave kaloi në varësi të qeverisë, dhe titullarja e parë që shqyrtoi dosjen, ka qenë Justina Boriçi e cila ka përmendur Sali Berishën në dëshminë e saj në SPAK ku thotë se kur e thirri Berisha në zyrë u habit.

Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Me tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se me kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave..."’- ka thënë Justina Boriçi, ish-drejtore e Agjencisë së pronave, thuhet në dosjen e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv.

Në deshmine e saj Borici u shpreh se emërimet vinin nga kryeministria por Berisha sot nuk tha asnjë fjalë por sulmoi prokurorët

"Të njëjtën pyetje i bëjnë Edi Rama dhe Larot e tij edhe personave që zonja Boriçi emëroi në  Agjencinë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave"

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rini: 23/10/2023 16:02

    Familja me hajdute. Ne burg mafiozi Abi qe krekosej sa kishte dhendrrin me pushtet.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/10/2023 13:48

    Po kur të arrestojnë Sypeshkaqenin çfarë do të thoni?!

    Përgjigju
  • minushe: 23/10/2023 13:12

    me jep edhe mua 10 % te pronave te mia qe me takojne dhe te jem aq e pasur sa dhendrri se 90% po i fal edhe une sic i ka fal dhendri:)

    Përgjigju
  • Rid: 23/10/2023 12:38

    O cu kenaqem e sa do kenaqemi tani e tutje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?