Marash Kumbulla te Sassuolo

Zyrtare/ Marash Kumbulla lojtari më i ri i Sassuolos

1 Shkurt, 13:45| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:12

  • Share

Marash Kumbulla është mbrojtësi më i ri i Sassuolos në Serie A, aty ku gjen edhe Nedim Bajramin. 23-vjeçari ka lënë Romën dhe për gjashtë muaj do luajë si i huazuar në klubin tjetër të Serisë A.

Pas kalimit të testeve mjekësore, Kumbulla është prezantuar edhe nga Sassuolo, me lojtarin që do jetë i huazuar deri në verën e këtij viti. Për shkak të lëndimit, Kumbulla nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.

Mbrojtësi kërkon hapësira edhe për shkak se dëshiron një ftesë nga Sylvinho për në Kombëtare, me Euro 2024 që gjen Shqipërinë në grupin B të finaleve të Gjermanisë.

I blerë nga Roma në vitin 2020 nga Hellas Verona, mbrojtësi bëri debutimin e tij për verdhekuqtë më 27 shtator të të njëjtit vit kundër Juventusit.

Në tre sezone, Kumbulla veshi 68 herë fanellën e Romës, duke shënuar 4 gola dhe mbi të gjitha duke fituar titullin e Europa Conference League.

Kumbulla me fanellën e Sassuolos

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?