Marash Kumbulla

VIDEO/ Marash Kumbulla lë Romën, kryen vizitat mjekësore te klubi i ri

1 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:16

  • Share

Marash Kumbulla pritet të zyrtarizohet te Sassuolo në Serie A, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore. Mbrojtësi 23-vjeçar do lërë Romën dhe për gjashtë muaj do jetë në huazim te klubi i ri, kjo për të marrë më shumë minuta pas rikthimit nga dëmtimi, me shpresën për të qenë pjesë e listës së Sylvinhos për në Euro 2024 me Kombëtaren.

Mediet në Itali bëjnë me dije se mes palëve ka "tym të bardhë" dhe se Kumbulla do kalojë te Sassuolo në bazë të një huazimi. Klubet e tjera të interesuara për të, Udinese dhe Torino janë tërhequr nga gara.

Kumbulla ka zhvilluar edhe vizitat mjekësore dhe do të prezantohet te Sassuolo. Të paktën shkresat duhet të jenë gati deri në orën 20:00 dhe të depozitohen në Federatë, pasi kjo është ora finale e mbylljes së transferimeve të dimrit në Serie A.

Kujtojmë se Kumbulla nuk ka marrë asnjë minutë në fushë që nga maji i 2023, atëherë kur pësoi një lëndim të rëndë në gju pas dyluftimit me Giroud në ndeshjen kundër Milanit në "Olimpico".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?