Skerdi Bejzade dhe Alfred Deliallisi

Zyrtare/ Erzeni prezanton Skerdi Bejzaden si trajner, emëron Deliallisin në pozicion të ri! 'Arusha' debuton kundër Tiranës

8 Shkurt, 15:29| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:35

  • Share

Skerdi Bejzade nga sot është trajneri i ri i Erzenit të Shijakut. 49-vjeçari rikthehet pas katër muajsh në Superligë, teksa fillimin e këtij sezoni drejtoi për pesë ndeshje Laçin. Tanimë "Arusha" ka detyrë të shpëtojë shijakasit nga rënia një kategori më poshtë. Ish-trajneri Alfred Deliallisi është emëruar si drejtori sportiv i klubit.

"K.F. Erzeni prezanton trajnerin e ri te skuadrës, Z.Skerdi Bejzade. I urojmë sa më shumë suksese dhe rezultate maksimale nën drejtimin e ekipit", njoftojnë shijakasit.

Bejzade do debutojë të diel në orën 17:00 në stolin e Erzenit, në ndeshjen kundër Tiranës në "Air Albania", duke nisur nga ora 17:00. Pas 22 javësh në Superligë, shijakasit me 22 pikë janë në vendin e tetë, dy pikë më shumë se vendi i fundit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?