Skerdi Bejzade

Skerdi Bejzade rikthehet në Superligë, prezantimi të premte

7 Shkurt, 19:41
  • Share

SHIJAK - 29 shtator 2023, kjo është data kur Skerdi Bejzade u përshëndet me Superligën. Pas largimit nga Laçi, aty ku drejtoi ekipin në pesë ndeshje, 49-vjeçari pritet që të premte të prezantohet në stolin e Erzenit.

Shijakasit janë në ujëra të turbullta dhe zona e ftohtë ka bërë që drejtuesit të largojnë Alfred Deliallisin, për t'ia besuar Bejzades mbijetesën. Karrierën si trajner Bejzade e nisi te Kamza në 2010, ndërsa më pas u zhvendos në Gjermani ku drejtoi Arminia Hannover për 65 ndeshje.

Ish-futbollisti i Dinamos, Vllaznisë, Partizanit apo edhe Elbasanit kampion, Bejzade ka gjetur akordin me drejtuesit e Erzenit dhe të premte duket se do jetë trajneri i ri i shijakasve. Pritet që Bejzade të debutojë në stolin e Erzenit të dielë, në "Air Albania" kundër Tiranës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?