Primozh Gliha

Zyrtare/ Ecuria katastrofale në Euro 2024, Kosova shkarkon trajnerin Gliha

22 Nëntor 2023, 15:33| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 15:49

  • Share

Pas vetëm gjashtë ndeshjeve në krye të stolit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Primozh Gliha nuk është më trajneri i Dardanëve. Paraqitja katastrofale, vendi i parafundit në grupin I kualifikues të Euro 2024 dhe klima e tensionuar me lojtarët kanë bërë që zyrtarët e FFK-së mos ia rinovojnë kontratën 56-vjeçarit nga Sllovenia.

Ai u ul në stolin e Kosovës më 5 nëntorin e 2021 deri në shkurtin e 2022 si trajner kujdestar, duke drejtuar dy sfida. Ndërkohë në postin zyrtar të trajnerit ai mori vendin e francezit Alain Giresse më 4 korrikun e këtij viti, për t'u larguar sot pas gjashtë takimeve që sollën vetëm vendin e parafundit me 11 pikë në grupin e Euro 2024.

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat e duhura dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar", njofton FFK-ja.

Renditja e grupit I kualifikues në Euro 2024:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?