Pamje nga 'Fadil Vokrri'

VIDEO/ Kosova në 'rënie të lirë', mundet 0-1 nga Bjellorusia në Prishtinë! Dardanët të parafundit në grup

21 Nëntor 2023, 22:50| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 22:55

  • Share


PRISHTINË - Kosova humbi 0-1 me Bjellorusinë në "Fadil Vokrri", për ndeshjen e fundit në grupin I të Euro 2024. Me këtë disfatë Dardanët mbyllin në mënyrën më të keqe një sezon të nisur jo mirë. Ishte Antileskiy në minutën e 43-të që shënoi një supergol nga jashtë zonës, për tri pikët e bjellorusëve. Me 11 pikë, Kosova e Primoz Gliha e mbyll këtë fushatë në vendin e pestë ose thënë ndryshe të parafundit. Dy fitore, pesë barazime dhe tre humbje për Kosovën, që ka shënuar dhjetë gola dhe ka pësuar po kaq në dhjetë ndeshjet e Euro 2024. Pas kësaj ecurie, pritet që Kosova të shohë pozitat e Glihas në krye të ekipit.

Renditja


Lajmi kryesor:

'Thriller' në grupin D të Euro 2024, Kroacia merr një biletë! Rumania fiton me Zvicrën, Kosova e mbyll me turp


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?