Zjarri në zyrën e mjekut në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

13 Janar, 21:09| Përditesimi: 13 Janar, 21:27

  • Share

1705177513_ministriaeshendetesise.PNG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për zjarrin që përfshiu zyrën e mjekut në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ministria e Shëndetësisë sqaron se zjarri është vënë nën kontroll falë punës së zjarrfikësve. Ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”- shkruhet në reagimin e ministrisë.


Lajmi kryesor:

Zjarri përfshin zyrën e mjekut roje në spitalin e Shkodrës, shkak dyshohet ngrohësja që ishte në dhomë! Momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?