Zjarri përfshin zyrën e mjekut roje në spitalin e Shkodrës, shkak dyshohet ngrohësja që ishte në dhomë! Momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

13 Janar, 18:53| Përditesimi: 13 Janar, 22:57

  • Share

Shkodër -  Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30.

Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomën mjekut roje në repartin e këtij spitali.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt që mund të ketë pësuar ngrohësja që ndodhej në zyrën e cila u përfshi nga flakët.

Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjithçka ndodhej në zyrë është shkrumbuar totalisht.

Personeli i spitalit përpos kontributit në shuarjen e flakëve, ka reaguar me shpejtësi duke zhvendosur pacientët që ndodheshin në atë kat, të cilët rrezikonin asfiksimin nga tymi i shkaktuar nga flakët.

Senad Halluni drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës ka folur për mediat pas ngjarjes së ndodhur në repartin e kirurgjisë ku mori flakë zyra e njërit prej mjekëve

Po ashtu edhe shefi i Kirurgjisë Gëzim Galiqi tha se në spital kishte numër të zakonshëm të pacientëve dhe fillimisht zjarrfikësit bënë zhvendosjen e tyre duke u siguruar se nuk kanë asnjë lëndim.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ministria e Shëndetësisë sqaron se zjarri është vënë nën kontroll falë punës së zjarrfikësve. Ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Ora 21:09
Zjarri në zyrën e mjekut në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

1705177513_ministriaeshendetesise.PNG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për zjarrin që përfshiu zyrën e mjekut në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ministria e Shëndetësisë sqaron se zjarri është vënë nën kontroll falë punës së zjarrfikësve. Ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”- shkruhet në reagimin e ministrisë.

Ora 19:28
Zjarri në zyrën e mjekut, drejtori i spitalit të Shkodrës dhe shefi i Kirurgjisë: Situata nën kontroll, pacientët nuk pësuan lëndime, i kaluam në repartin tjetër

 

Foto: Gëzim Galiqi, shef i Kirurgjisë dhe Senad Halluni, drejtor i spitalit të Shkodrës

Senad Halluni drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës ka folur për mediat pas ngjarjes së ndodhur në repartin e kirurgjisë ku mori flakë zyra e njërit prej mjekëve.

Ai tha se zjarrfikësit bënë transportin e pacientëve për në repartin tjetër dhe se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

“Zjarrfikësit kanë ardhur menjëherë, është bërë transportimi i pacientëve në pjesën tjetër të repartit. Nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë mjekët e kirurgjisë dhe kanë kaluar në repartin tjetër”- tha Halluni.

Po ashtu edhe shefi i Kirurgjisë Gëzim Galiqi tha se në spital kishte numër të zakonshëm të pacientëve dhe fillimisht zjarrfikësit bënë zhvendosjen e tyre duke u siguruar se nuk kanë asnjë lëndim.

Ndërkohë të dy u shprehën se për shkaqet e zjarrit duhet të priten përfundimet e ekspertizës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?