Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color', nisin hetimet për shkakun! Roja e sigurisë: Nisi brenda ambienteve! Pronari: Mosrespektimi i kontratave, dëmi më i madh (VIDEO)

24 Shtator 2023, 09:54| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 14:19

  • Share

DURRËS- Për orë të tëra, forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë dhe grupe vullnetarësh, luftuan me flakët që pushtuan fabrikën e bojërave “Deutsch Color” në kilometrin e 19 të autostradës Tiranë-Durrës, në Maminas. Zjarri që ra rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës, u arrit të shuhet plotësisht vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, fatmirësisht pa asnjë person të lënduar. 

Rreziku ishte i madh, për shkak të frikës se produktet kimike të industrisë së ndërtimit, mund të nxisnin përhapjen masive të flakëve, duke rrezikuar banesat përreth por edhe më keq, shpërthimin e karburanteve pranë në zonë.

Pas më shumë se 4 orësh, flakët u neutralizuan dhe puna e ekipeve u përqendrua vetëm në një vatër të mbetur brenda fabrikës, në ambientet e magazinës, ku dyshohet se u shkaktua edhe vatra e parë.

Një grup ekspertesh me specialistë nga policia, zjarrfikës dhe të krimeve po kryejnë ekzaminimet në fabrikë, për të zbuluar se çfarë e shkaktoi zjarrin që sipas rojës së sigurisë, i pari që konstatoi flakët, zjarri nisi nga brenda, në godinën e magazinimit dhe te prodhimit te bojës. 

Paraprakisht hetuesit dyshojnë se ka pasur një shkëndije elektrike tek sektori i prodhimit të bojës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë zjarrvënie te qëllimshme.

Policia ka marrë në pyetje dhe pronarin e fabrikës së bojërave “Deutsch Color", Luan Muça, i cili mësohet të ketë thënë se dëmi i shkaktuar është i rëndë, dhe ka theksuar se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit. Pikërisht mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit, është dëmi më i madh i shkaktuar – mësohet të jetë shprehur Luan Muça.

Në terren në orët e vona  për të parë situatën e zjarrit në fabrikën e bojërave “Deutsch Color” mbërriti dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla shoqëruar dhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili në komunikime të vazhdueshme gjatë transmetimit LIVE në Report Tv, garantoi se nuk rrezikohej në asnjë rast që flakët të përhapeshin pranë banesave. Në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës ishte dhe vetë prokurorja e Durrësit që po ndjek hetimet, Flora Reka.

Për shkak të zjarrit masiv, kalimi në autostradën Durrës-Tiranë u mbyll përkohësisht dhe lëvizja u devijua në rrugët dytësore. Madje, në një resort pranë fabrikës policia u detyrua të ndërpresë dasmën dhe çifti italian e dasmorët të largoheshin pasi mund të rrezikoheshin nga flakët.

Luan Muça themeloi 'Deutsch Color Albania në vitin 2012, e cilësuar më e madhja në Ballkan. Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptar i cili ka arritur të ndërtojë 5 fabrika në 3 kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi. Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e Nju York, Nju Jersey dhe Philadelphia. Kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar miliona euro ne vit.

Ora 14:35
Zjarri në fabrikën e ‘Deutsch Color’, shefi i zjarrfikëses në Durrës: Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit

 

Marenglen Muçaj shefi i ndërhyrjes operacionale Drejtoria MNZ Durrës tregon për punën që u bë deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Ai thotë se për orë të tëra punuan zjarrfikësit e Durrësit,Vorës,Tiranës dhe Shijakut.

Shefi i operacionales tregon se gjatë gjithë kohës kanë pasur konsultën e inxhinierëve kimistë.

Ndërkohë ai konfirmon se grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Ora 11:27
Report Tv sjell pamjet brenda fabrikës 'Deutsch Color', e bërë shkrumb e hi! Pasojat e zjarrit masiv

 

Këto janë pamjet që vijnë një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu fabrikën e bojërave 'Deutsch Color'. Siç shihet edhe nga pamjet, dëmi i shkaktuar është i madh, ndërsa një pjesë e mirë e fabrikës është shkrumbuar totalisht.

Ora 10:09
Zjarri në fabrikën e ‘Deutsch Color’, pronari në polici: Punoj me klientë të huaj, mosrespektimi i kontratave dëm i madh

1695542262_dcolorluanmuca.jpg

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e kaluar fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në Maminas. Ndërkohë, pronari i fabrikës Luan Muça ka deklaruar në polici, se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.

 

Ora 10:03
Dalin pamjet, si u shkrumbua nga flakët fabrika e bojërave të ‘Deutsch Color’

 

Report Tv sjell pamjet një ditë pas zjarrit masiv që përfshiu fabrikën e bojërave të ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe është arritur të shuhet vetëm orët e para të mëngjesit, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/09/2023 00:10

    Pavaresisht shkakut,pavaresisht nese ka patur,apo jo sistem sigurie kunder zjarrit,demi eshte dem dhe asnje nuk e deshiron kete gje.Me vjen keq per punetoret e atyshem qe humben punen e te ardhurat! Shpresojme qe pronari te kete patur inshurence per ndertesen dhe biznesin.

    Përgjigju
  • Xoni: 24/09/2023 14:56

    Tani ndezjet e qellimshme te zjarreve kane filluar te spostohen nga pemet e pyjet tek fabrikat. Si ka mundesi gjithe ajo fabrike spaska sistem automatik alarmi kur bjen zjarr apo kur ka tym. I ndertojne pallatet e fabrikat me by..e.

    Përgjigju
    • XXX: 24/09/2023 22:43

      Zorraxhinjte shqiptare kursejne ne sistemet e sigurise dhe harxhojne kot me kot ne fasada. Te haje muti Muça tani.

  • shqip: 24/09/2023 13:24

    Sa keq gjith ai investim qe ne fund te fundit i ka dhene komunitetit. Se kuptoj se cfare masash parandaluese ka pasur kjo si fabrike .

    Përgjigju
  • Mira: 24/09/2023 12:50

    Gjynah por mire qe ka shpetuar Delta?

    Përgjigju
  • Toni: 24/09/2023 11:43

    Edhe pak ajer i helmuar per banoret e Tiranes. Me gjithe smogun e makinat e amortizuara, kjo djegie shkakton edhe me shumë ndotje. M

    Përgjigju
    • XXX: 24/09/2023 22:43

      Ik e cop karri, paske hallin e ndotjes ti bythqir.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?