Luan Muca

E pushtuar nga flakët, kush është pronari i 'Deutsch Color', biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi

23 Shtator 2023, 23:53| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 16:23

  • Share

1695506077_luanmuca.JPG

Zjarri i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë mbrëmje fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muça.

“Deutsch Color” e themeluar në 2012 themeloi  është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit. Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit. Idustrialisti dhe CEO i Delta ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.

Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muca ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.

Pas zhvillimit të brandit “Delta” në Shqipëri dhe rajon, “Delta” u shpërnda dhe në SHBA, ku prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.

Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh. Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhë e madhja në atë shtet.

Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?