Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në lidhje me sulmin e madh me dron nga forcat ruse në përvjetorin e Holodomor, tha se Putini krenohet me imitimin e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.
Zelensky po ashtu tha se nëse Putin do mund të organizonte një tjetër Holodomor në Ukrainë do ta bënte pa u menduar dy herë.
"Një sulm i tillë terrorist sot, para kësaj dite përkujtimi, do të thotë se Putini krenohet me imitimin e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Nëse ai mund të organizonte një tjetër Holodomor në Ukrainë, do ta bënte", tha Zelensky.
Ai tha se uria e shkaktuar nga qeveria e Bashkimit Sovjetik në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 shkaktoi disa miliona vdekje. Sipas Zelenskyit, Rusia do të vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë mungesën e ushqimit dhe ta kthejë urinë në një armë.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë - Rusi/ Moska sulm ajror me dronë iranianë mbi Kiev, zyrtari ushtarak e quan sulmin më masiv nga fillimi i pushtimit rus! Persona nën rrënoja
S.S/ReportTv.al