Lufta Ukrainë - Rusi/ Moska sulm ajror me dronë iranianë mbi Kiev, zyrtari ushtarak e quan sulmin më masiv nga fillimi i pushtimit rus! Persona nën rrënoja

25 Nëntor 2023, 10:53| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 19:11

  • Share

Ushtria ruse ka ndërmarrë një operacion të gjerë sulmi ajror kundër Kievit dhe zonave përreth kryeqytetit ukrainas duke shkatërruar më shumë se 40 objektiva ajrore tha kreu i administratës ushtarake të qytetit Mykhailo Shamanov.

Zyrtari ukrainas e cilësoi si sulmin më të madh rus nga dita kur Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

“Ky është sulmi i katërt me dronët Shahed kundër Kievit në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më masivi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.

Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko shkroi në Telegram se në lagjen Dniprovskyi mbetjet e një droni goditën një ndërtesë apartamentesh. Gjithashtu është goditur edhe një ndërtesë në lagjen Solomianskyi, ku punohet për nxjerrjen e dy grave nën rrënoja.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i quajti “veprime të qëllimshme terroriste”

“Rusia i lëshoi rreth 70 dronë shahed në Ukrainë pikërisht në prag të ditës së përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, duke iu referuar përvjetorit të viktimave të urisë së shkaktuar nga dora e njeriut më 1932-33, si pasojë e të cilës vdiqën miliona njerëz në Ukrainë.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve iranianë – rreth 60 mbi Kievin - me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën e 25 nëntorit 2023.

Sipas Washginton Post pas bombardimeve të përsëritura të urës që lidh Krimenë me Rusinë, po projektohet një tunen nënujor.

Tre civilë deri tani kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në rajonin juglindor të Ukrainës.

Ndërkohë prestigjiozja gjermane Bild flet për një plan mes presidentit të SHBA-së Biden dhe kancelarit gjerman Scholz për të realizuar një takim mes presidentit të urakinës Zelensky dhe Putinit.

Këto ngjarje vijnë pasi paralajmërimeve që bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se civilët duhet të prisnin bombardime të mëdha gjatë dimrit nga Rusia.

Ora 19:11
Zelensky: Putini krenohet me imitimin e vrasësve më të mëdhenj të shekullit 20! Nëse do kishte mundësi do organizonte një Holodomor të ri në Ukrainë

1699560361_volodymyrzelensky.PNG

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në lidhje me sulmin e madh me dron nga forcat ruse në përvjetorin e Holodomor, tha se Putini krenohet me imitimin e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Zelensky po ashtu tha se nëse Putin do mund të organizonte një tjetër Holodomor në Ukrainë do ta bënte pa u menduar dy herë.

"Një sulm i tillë terrorist sot, para kësaj dite përkujtimi, do të thotë se Putini krenohet me imitimin e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Nëse ai mund të organizonte një tjetër Holodomor në Ukrainë, do ta bënte", tha Zelensky.

Ai tha se uria e shkaktuar nga qeveria e Bashkimit Sovjetik në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 shkaktoi disa miliona vdekje. Sipas Zelenskyit, Rusia do të vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë mungesën e ushqimit dhe ta kthejë urinë në një armë.

Ora 18:11
Zelensky: Do të marrim anije ushtarake për të garantuar sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi

1700387924_volodymyrzelensky.jpg

Volodymyr Zelensky

Kievi do të marrë anije ushtarake për të garantuar sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Ukrainska Pravda në konferencën Grain from Ukraine, që po zhvillohet në Kiev.

Zelensky shpjegoi se Ukraina e konsideron suksesin e saj të madh këtë vit që ka siguruar një korridor për anijet e grurit në Detin e Zi, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e mëparshme. 

Kievi po punon për të garantuar sigurinë e anijeve. 

"Ne jemi dakord me partnerët tanë, do t'i shoqërojmë anijet për të garantuar sigurinë e tyre. Tashmë kemi marrëveshje specifike për të marrë anije. Është një çështje e së ardhmes së afërt", tha Zelensky. 

Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se rajoni i Odessa do të mbrohet me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Ora 11:44
Kiev: 323,760 ushtarë rusë janë eleminuar që nga fillimi i luftës

1700909747_zelenskyyy.PNG

Volodymyr Zelenskyy me ushtarët ukrainas

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate në aplikacionin “Telegram”, ka bërë me dije se ditën e djeshme ushtria ukrainase ka eleminuar 860 ushtarë të Rusisë.

Sipas Ukrainës, deri më tani Moska ka pësuar humbjen e 323.760 ushtarëve të saj, të cilët kanë mbetur të vrarë në luftë.

Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë shkatërruar gjithsej 5,502 tanke ruse, 10,263 automjete luftarake të blinduara, 7,851 sisteme artilerie, 905 sisteme raketash, 596 sisteme të mbrojtjes ajrore, 323 avionë luftarakë, 324 helikopterë, 5,808 dronë, 1,565 raketa luftarake,  10,259 kamionë dhe cisterna, sio dhe 1,112 njësi pajisje të specializuara.

Ora 11:19
Rusia sulmon Ukrainën me 75 dronë iranianë

1700907731_shahedddd.PNG

Lufta në Gaza, ka lënë në “hije” mediatikisht luftën në Ukrainë, duke krijuar përshtypjen se agresioni rus është ulur kohëve të fundit, por e vërteta qëndron ndryshe.

Ditën e sotme, Rusia ka goditur Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë.

Bëhet fjalë për 75 dronë “Shahed”, me të cilat Moska shënjestroi Kievin.

Në lidhje me këtë sulm intensiv nga rusët ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Rusia lëshoi rreth 70 dronë Shahed në Ukrainë pikërisht në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelenskyy në rrjetin social X.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës njoftoi se ka arritur të rrëzojë 71 prej 75 dronëve, nga të cilat 60 prej tyre ishin drejtuar mbi Kiev.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?