Zbulohen mbi 3200 bimë kanabis në disa fshatra në Shkodër! Në kërkim një 65-vjeçare që po kujdesej për bimët narkotike

8 Qershor 2023, 09:42| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 10:19

  • Share

Dronët kanë zbuluar mbi 3200 bimë kanabis të kultivuara në disa zona të pyllëzuara në Shkodër, ku në një nga fshatrat ku u gjetën bimët, një 65-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kujdesej për bimët narkotike.

Gjatë fazës së pestë të operacionit antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh nga Komisariati i Policisë Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar mbi 3200 bime dhe fidanë kanabis në disa fshatra të Shkodrës.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, Shalë, ku dronët kanë zbuluar gjithashtu një të moshuar që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike.

Për pasojë nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 65-vjeçares Age Martinaj.

Ndërsa në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë. 

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbikë[email protected]: 08/06/2023 14:14

    Keto qe jane gjetur ne realitet jane te pakten mbi 30.000 rrenje. Por mqs nëndrejtori i policie kriminale nje super dhelpër nuk ka gjetur lidhjet urdhëron qe te asgjësohen. Shpresoj qe drejtori i ri i AMP ti nxjerri kthetrat e tja shkuli dhembet atij Hajri Kushes dhe ushtarëve te tij...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?