Zbulohen disa parcela me 350 rrënjë kanabis në Mat, në pranga 33-vjeçari! U kap duke punuar fidanët

8 Qershor 2023, 09:20| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 09:25

  • Share

350 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar.

Në pranga ka rënë Taulant Tatraku, 33-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ishte kultivues në një nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve

Ai u kap gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë dhe ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?