Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Shijak, pronari i banesës ‘kyç gojën’ para hetuesve: E mbaj unë burgun! Në vëzhgim 6 anëtarë të një organizate kriminale

25 Janar 2023, 11:38| Përditesimi: 25 Janar 2023, 14:38

  • Share

DURRËS- Prej më shumë se 3 muajsh, hetuesit e Policisë së Durrësit kanë kryer hetime për operacionin "Krahët e Krimit", pas informacioneve fillestare në rrugë operative se brenda vilës 4 katëshe në Shijak mund të kishte arsenal armësh. Indiciet e hetuesve për këta armë sollën më pas edhe zbulimin e laboratorit të kanabis sativa në katërt 3 dhe 4 të vilës.

Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Burime të Report Tv nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar aparatet celular të të arrestuarit Fredi Krasniqi për të zbërthyer komunikimet e tij, për të shkuar drejt zbulimit të persona të tjerë të përfshirë si pjesë e grupit. Ai nuk rrëfyer asgjë pas marrjes në pyetje, teksa burimet bëjnë me dije se e vetmja gjë që ka pohuar ka qenë: E mbaj burgun! duke refuzuar të tregoj mbi pjesëtarë të tjerë të përfshirë. Gjithashtu, armët e gjetura brenda banesës janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe shpresat e hetuesve janë fokusuar tek përgjigjet e ekspertizës. Selman Krasniqi, vëllai i të arrestuarit Fredi Krasniqi, i cili është shpallur në kërkim, sipas sistemit TIMS, rezulton të jetë në Itali. Sipas policisë ai ka qenë ndërmjetësi për të gjetur tregun e shitjes.

Si ishte përshtatur vila për kultivim kanabisi
Burime nga policia bëjnë me dije se ‘shtëpia e barit’ kishte kohë që ishte ndërtuar dhe ishte me teknologji moderne. Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur. Energjinë elektrike e kishin marrë direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kablli ishte i gjithi nëntokë. Ishte lidhje e paligjshme. Ndërkohë që funksiononte edhe lidhja legale.

Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. 

Çfarë u sekuestrua në 'shtëpinë e barit'
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?