Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën! Tre arsyet pse nuk duhet autorizimi nga Parlamenti

7 Nëntor 2023, 21:43| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 22:43

  • Share

1699270434_berisha.jpeg

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.

Ndër të tjera gjyqtarja argumenton dhe pse nuk ka qenë i nevojshëm autorizimi nga Parlamenti dhe intepreton nenin 73 të Kushtetutës - që parashikon shprehimisht se: Deputeti nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria ne cfaredo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit". Pikërisht dispozita në fjalë është reflektuar në nenet 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndër të tjera në faqen 25 të vendimit argumentohet se autorizimi paraprak i Kuvendit kërkohet vetëm për rastet e disponimit të lirisë personale të deputetit, por jo për liritë e tjera.

"Neni 289 i Kodit të Procedurës Penale parashikon shprehimisht se: 1. Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt.
2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana të reja, prokurori mund t'i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtij Kodi.

3. Heqja e masës së arrestit në flagrancë, sipas paragrafit 3, të nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin t'i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1 të nenit 288". 
Koncepti i lirisë së përmendur në paragrafin "2" të nenit 73 të Kushtetutës duhet krahasuar me konceptin e lirisë që parashikohet në nenin 27 të Kushtetutës. Në bazë të një interpretimi sistematik rezulton e qartë se autorizimi paraprak i Kuvendit kërkohet vetëm për rastet e disponimit të lirisë personale të deputetit, por jo për liritë e tjera. Liria e personit nënkupton lirinë nga arrestimi dhe ndalimi kurse siguria e personit nënkupton mbrojtjen kundër ndërhyrjes arbitrare ndaj lirisë së tij" shkruhet në faqen 25 të vendimit.

'Foto: Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës

Në faqen 26 të vendimit gjyqtarja argumenton se masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë "masa të tjera" për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit" 

"Liria" e përmendur në nenin 73 pika "2" e Kushtetutës i referohet vetëm 'lirisë personale' së personit. 
Nga analiza e dispozitës kushtetuese dhe e dispozitave procedurale rezulton se shprehja kushtetuese nën hetim dhe jo lirisë së tij për të dalë lirisht jashtë shtetit. Ndërsa shprehja "në çfarëdo lloj forme" nuk nënkupton çfarëdo lloj lirie, por format që mund të zbatohen për heqjen e saj, siç mund të jenë: i.heqja e lirisë me vendim gjykate për caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" apo "arrest në shtëpi"; ii.urdhëri i ndalimit të prokurorit; iii.ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore; iv.arrestimi në flagrancë.

Trajtimi i mësipërm është në përputhje dhe me gërmën 3 të nenit 73 të Kushtetutës, sipas të cilës deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, si dhe me nenin 289 të K.Pr.Penale, sipas të cilit, mosdhënia e autorizimit sipas nenit 288 të këtij kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi sipas nenit 244 të K.Pr.Penale.

Për këto të drejta të tjera themelore, nuk parashikohet pasja e imunitetit të deputetit dhe prandaj nuk është e nevojshme dhënia e autorizimit paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë "masa të tjera" për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit.

Masa e sigurimit personal e detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë 'heqje të lirisë personale' por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit'.

Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t'u paraqitur në policinë gjyqësore:

së pari, janë kufizime tejet proporcionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe ndjekja penale' është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim.

Së dyti, e drejta për të lëvizur jashtë shtetit dhe lëvizja e lirë e personit nën hetim, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen detyrimit nga organi procedues për të kërkuar rak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Së treti, dallimi i lirisë personale dhe i asaj për të dalë jashtë shtetit është i përcaktuar edhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut" shkruhet në faqen 26 të vendimit.  

Aty citohet edhe raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2014, dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut për çështjen 'De Tommaso', që thekson se liria personale dhe ajo e lëvizjes, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës


Lajmi kryesor:

Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën! Ish kryeministri iu fsheh oficerëve për 5 ditë! Refuzoi me vullnet njoftimin e masës! Derën e hapi Shkëlzeni e Argita


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?