Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën! Ish kryeministri iu fsheh oficerëve për 5 ditë! Refuzoi me vullnet njoftimin e masës! Derën e hapi Shkëlzeni e Argita

7 Nëntor 2023, 16:36| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 22:59

  • Share

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim dalje jashtë shtetit' për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.

Në faqen 2, gjykata thekson se oficerët e policisë tentuan ta njoftojnë Sali Berishën më 22 tetor në selinë e PD,  por përfunduan në zyrën e Flamur Nokës deri në mesnatë kur Sali Berisha refuzoi marrjen e njoftimit.

Oficerët Gentian Ndoi dhe Elsic Doda hynë në ambientet e selisë, rreth orës 22.45 pas përfundimit të konferencës për shtyp, dhe i kanë kërkuar punonjësit të recepsionit për ti orientuar tek zyra e Sali Berishës. Në pritje e sipër, pasi nuk kanë marrë përgjigje prej tij, ata janë ngitur në katin e dytë, ku u kanë kërkuar personave të pranishëm ti orientonin tek zyra e Sali Berishës. Kanë marrë takim me Z.Akil Kraja, drejtor i kabinetit, dhe më pas, është paraqitur Ledio Nuraj, i prezantuar si avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, të cilit i kanë kërkuar të njëjtën gjë, njoftimin e Sali Berishës. Pas disa minutash, Akil Kraja u ka komunikuar se duhej të ngjiteshin në katin e tretë dhe së bashku kanë shkuar në zyrën e Flamur Nokës, ku ishin Noka, Agron Kuliçi dhe Oert Bylykbashi. Këtyre të fundit u është kërkuar të lajmërojnë shtetasin Sali Berisha, por rreth orës 00.10 Flamur Noka u ka komunikuar se nuk mund të qëndronin në seli pasi nuk mund të takoheshin shtetasin Sali Berisha duke qenë se vendimi ishte në shkelje të kushtetutës dhe si i tillë, nuk mund ti komunikohej.      

'Foto: Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës
Shërbimet e policisë në adresën zyrtare të Sali Berishës, në njësinë nr.2, rruga 'Mustafa Matohiti', rreth orës 00.25 të datës 22 tetor 2023, kanë njoftuar se Sali Berisha hyri në banesën që ndodhej në katin e tetë dhe kanë trokitur në derën e banesës. Dera është hapur nga Shkelzen Berisha. 

"Ky shtetas, u ka thënë se babai i tij nuk donte të takohej me asnjeri dhe se orari ishte i papërshtatshëm, duke u lënë si mundësi paraqitje ditën e nesërme, datë 22 tetor 2023. Në orën 09.45 të kësaj date, oficerët kanë shkuar sërish në këto ambiente në katin e tetë, ku dera është hapur nga Argita Malltezi. Ajo u tha policëve se babai i saj nuk jetonte aty, por në katin e katërt të po asaj ndërtese. Sipas orientimit të saj, oficerët shkuan në banesën përkatëse, ku i ranë ziles disa herë por nuk ka dalë asnjë person. Në këto kushte, janë larguar."

Në orën 09.45 të kësaj date, oficerët shkuan në këto ambiente në katin e tetë, ku dera është hapur nga Argita Malltezi, që u tha policëve se babai i saj nuk jetonte aty, por në katin e katërt të po asaj ndërtese. Sipas orientimit të saj, oficerët shkuan në banesën përkatëse, ku i ranë ziles disa herë por nuk ka dalë asnjë person. Në këto kushte, janë larguar.

Në vendim thuhet se në kushtet kur Sali Berisha refuzonte marrjen në dorëzim të vendimit, një oficer policie është urdhëruar të dokumentojë materialet mediatike ku vihet re dijenia e Sali Berishës lidhur me masën e caktuar ndaj tij.

Në faqen 13 të vendimit, gjykata citon se oficerët kanë kqyrur portalin “shqiptarja.com”, në rubrikën “report tv live” ku është konstatuar shtetasi Sali Berisha në konferencë për shtyp live, ku ndër të tjera, ka thënë se

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës, deklaroj me përgjegjësi para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një fletërrufe që në çdo paragraph shpreh dufen”pat deklaruar Berisha.   


Sipas gjyqtares Irena Gjoka, nëse lexohen dispozitat kushtetuese në ndërthurje me njëra tjetrën, vlerësohet se liria e lëvizjes së Sali Berishës është kufizuar por nuk është hequr, ndaj nuk ka qenë i nevojshëm autorizimi nga Parlamenti.

Aty citohet edhe raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2014, dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut për çështjen 'De Tommaso', që thekson se liria personale dhe ajo e lëvizjes, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Vendimi shpjegon edhe çfarë ndodhi me avokatët e Berishës, ku në faqen 20, theksohet se mbrojtësit me prokurë Genc Gjokutaj e Sokol Mëngjesi priren drejt abuzimit me të drejtën e mbrojtjes.

Avokatja Valentina Todoresku që mbrojti Berishën në seancën e konfirmimit të masës, ka shprehur mendimin se prokuroria duhej të kërkonte autorizim nga Parlamenti.

Ndërkaq, përjashtimi i Artan Simonit si avokat kryesisht, ishte kërkuar nga vetë prokurorët Enkelda Millonai dhe Arben Kraja për garantimin e procesit të rregullt ligjor, pasi ai kishte bërë pastime në rrjetet sociale në lidhje me Sali Berishën.

'Foto: Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës
 

Ora 21:43
Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën! Tre arsyet pse nuk duhet autorizimi nga Parlamenti

1699270434_berisha.jpeg

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.

Ndër të tjera gjyqtarja argumenton dhe pse nuk ka qenë i nevojshëm autorizimi nga Parlamenti dhe intepreton nenin 73 të Kushtetutës - që parashikon shprehimisht se: Deputeti nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria ne cfaredo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit". Pikërisht dispozita në fjalë është reflektuar në nenet 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndër të tjera në faqen 25 të vendimit argumentohet se autorizimi paraprak i Kuvendit kërkohet vetëm për rastet e disponimit të lirisë personale të deputetit, por jo për liritë e tjera.

"Neni 289 i Kodit të Procedurës Penale parashikon shprehimisht se: 1. Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt.
2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana të reja, prokurori mund t'i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtij Kodi.

3. Heqja e masës së arrestit në flagrancë, sipas paragrafit 3, të nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin t'i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1 të nenit 288". 
Koncepti i lirisë së përmendur në paragrafin "2" të nenit 73 të Kushtetutës duhet krahasuar me konceptin e lirisë që parashikohet në nenin 27 të Kushtetutës. Në bazë të një interpretimi sistematik rezulton e qartë se autorizimi paraprak i Kuvendit kërkohet vetëm për rastet e disponimit të lirisë personale të deputetit, por jo për liritë e tjera. Liria e personit nënkupton lirinë nga arrestimi dhe ndalimi kurse siguria e personit nënkupton mbrojtjen kundër ndërhyrjes arbitrare ndaj lirisë së tij" shkruhet në faqen 25 të vendimit.

'Foto: Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës

Në faqen 26 të vendimit gjyqtarja argumenton se masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë "masa të tjera" për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit" 

"Liria" e përmendur në nenin 73 pika "2" e Kushtetutës i referohet vetëm 'lirisë personale' së personit. 
Nga analiza e dispozitës kushtetuese dhe e dispozitave procedurale rezulton se shprehja kushtetuese nën hetim dhe jo lirisë së tij për të dalë lirisht jashtë shtetit. Ndërsa shprehja "në çfarëdo lloj forme" nuk nënkupton çfarëdo lloj lirie, por format që mund të zbatohen për heqjen e saj, siç mund të jenë: i.heqja e lirisë me vendim gjykate për caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" apo "arrest në shtëpi"; ii.urdhëri i ndalimit të prokurorit; iii.ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore; iv.arrestimi në flagrancë.

Trajtimi i mësipërm është në përputhje dhe me gërmën 3 të nenit 73 të Kushtetutës, sipas të cilës deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, si dhe me nenin 289 të K.Pr.Penale, sipas të cilit, mosdhënia e autorizimit sipas nenit 288 të këtij kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi sipas nenit 244 të K.Pr.Penale.

Për këto të drejta të tjera themelore, nuk parashikohet pasja e imunitetit të deputetit dhe prandaj nuk është e nevojshme dhënia e autorizimit paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë "masa të tjera" për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit.

Masa e sigurimit personal e detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë 'heqje të lirisë personale' por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit'.

Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t'u paraqitur në policinë gjyqësore:

së pari, janë kufizime tejet proporcionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe ndjekja penale' është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim.

Së dyti, e drejta për të lëvizur jashtë shtetit dhe lëvizja e lirë e personit nën hetim, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen detyrimit nga organi procedues për të kërkuar rak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Së treti, dallimi i lirisë personale dhe i asaj për të dalë jashtë shtetit është i përcaktuar edhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut" shkruhet në faqen 26 të vendimit.  

Aty citohet edhe raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2014, dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut për çështjen 'De Tommaso', që thekson se liria personale dhe ajo e lëvizjes, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Pjesë nga vendimi i GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës
S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pirdh: 08/11/2023 00:19

    Inat kije, hakun mos ja ha. E dini se edhe per te ven ne hetim nje deputet duhet leje parlamentit? (Hetimi nenkupton edhe pergjim telefoni etj). Ky esht ca esht te jet ca te jet, gjykatat gjasme jan per zbatimin e ligjit. Momentin qe ti si person apo struktur (polic, prokuror apo prokurori/gjykat) thyhen ligjin qe duhet ta mbrosh, ateher ca pret na populli i thjesht apo nga krininelet? Ju paskeni mbaruar fare si njerez, paskeni mar fund

    Përgjigju
    • Andi: 08/11/2023 08:13

      Ore ti leje ca dimë ne. Pyetja është pse ti nuk e dike. Se qeke gdhë komplet juridikisht

  • ana: 07/11/2023 22:48

    shtet pa shtet...

    Përgjigju
  • Zuku: 07/11/2023 17:49

    Turp Spakut qe nuk ndalojnë nje njeri qe shkatrroj shqiperine ,nje hajdut,nje kriminel,Deri kur me,Mos valle duhet ti kërkoni falje këtij krimineli?

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 07/11/2023 17:41

    Kjo është fsmilje tipike mafioze siçiliane, mjer pd ku ka shku me at dobiç.

    Përgjigju
    • x shkodranin qe shijon bruxelles: 08/11/2023 00:56

      cdo te thote dobic?!

  • Landi: 07/11/2023 17:01

    Po te ishte qytetari thjesht keta te spakut do ta tehrqnin zvare kurese kete kriminel nuk e gjejne dote ajte pacavure ajde po pse nuk e ndiqni dote e ta ndaloni kur del nga selia nga shtepia ne ruge turp tu vi se nje soj jeni vetem per popullin jeni ti merni zvare

    Përgjigju
  • Ja ha ha: 07/11/2023 16:51

    Dmth nuk ju vjen dhe ju nuk e merrni dot. Ju dhjefsha shtetin rrecke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?