Albin Kurti dhe Edi Rama

Zbardhet axhenda, Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit! Turi nis nga Shkupi! Pas refuzimit të Kurtit, në Kosovë do ta presë Osmani

5 Korrik 2023, 18:06| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 22:17

  • Share

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë tur ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Ndryshe nga ajo që ishte parashikuar, mësohet se nesër e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë, raporton gazetari i Report Tv Ermal Qori. 

Në Kosovë i është refuzuar takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por raportohet se do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.  Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. 

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjeve e të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. 

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 06/07/2023 03:57

    po ne beograd do shkoje.....

    Përgjigju
  • Lona: 06/07/2023 01:22

    Me cfare parash financohet turi ballkanik..me ato te popullit apo te BE-se?

    Përgjigju
    • Toni: 06/07/2023 08:45

      Me ato qe ishte financua edhe Berisha

  • Denis Glauk: 06/07/2023 00:11

    T’ishte për ju trangujt Berishist, Shqipëria do kishte ngel në vend numuro. Rama është politikani më i mpreht që ka pas Shqipëria që nga koha e Fan Nolit. Por ju se meritoni atë. Çdo popull meriton liderat që si shkak e aftësisë për ti gjeneruar dhe njohur e vlerësuar ata. Për fat shumica e votuesve Shqipëtar nuk jane kastraveca si ju. O ka pas ndryshime Shqipëria në ktë dekadë të fundit o s’ka pas kurrë! Asgjë s’është e menëhershme, por ndryshimi ta bën muuu!

    Përgjigju
  • Bedri: 05/07/2023 22:20

    Epo Kurti le te shpallet ne mos tradhetar, armik! Qysh mo e pranije Rame palikirin ai?? Rujna o zot nga kjo kohe. Dhe procesi Berlinit mbare vafte. Sa ka punu ky Rama per ate pune. Apo per Ballkanin e Hapur... se vetem mediat e partise kendojme dhe na falet qe se paskemi kuptu se sa holle ka lujt mjeshtri galaktikor Rama. Eshte i papare. Mediokerr mediokerr, si e mban veten, por ama tash e 30 vite me pas mediokrriteri i tij nuk ka te cmuar...

    Përgjigju
  • Buda: 05/07/2023 22:15

    Me kete sherbim te organizuar nga BE-ja mesa duket Edi Rama do te marre nje detyre shume te rendesishme ne organet me te larta te Bashkimit Europian ose NATO.

    Përgjigju
  • Luli ta nguli: 05/07/2023 21:35

    Sa mir qe kemi nje edgar qe ben shetitje neper ballkan e ben si i rendsishem me leket e popullit. Se ju sufllaqet jeni kaq te trash sa kujtoni se prish lekt e veta ky per te miren tuaj,ju lumte pena rrini hani sufllaqe skeni lek me kalu muajin e prap jeni te lumtur.lum si ju rroft lul basha me brekt e trasha

    Përgjigju
  • Oriam: 05/07/2023 19:01

    Ja pra qe paska edhe burra shteti qe nuk i tremben loderit global te marsit

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/07/2023 20:35

      Ashur është, sepse ky lider global është një ZERO e MADHE!

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?