Turi Ballkanik i Ramës, Albin Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë: S'e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

5 Korrik 2023, 10:28| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 16:56

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Në një konferencë për mediat në Kosovë, Albin Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. I pyetur nga gazetarët kreu i qeverisë, Edi Rama refuzoi të përgjigjej.

Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjeve e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Madje me ironi, Kurti u shpreh se nuk lëngon raporti Shqipëri-Kosovës, apo edhe edhe vetë demokracia e siguria në Ballkan, nëse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë Shqipërisë.

'Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama. E di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të një turi Ballkanik. Është thënë se ka të bëjë me përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë në Prishtinë, ta mbajmë dhe mbledhjen e 2 qeverive që u anulua pa arsye ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë. Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të mos ngelen në sirtar, unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet të dakorduara dhe në mënyrë këto marrëveshje ti zbatojmë.

Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Procesi i Berlini të Samitin e ka në mes të muajit tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, por të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi, se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar të paarsyeshme, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera.’- tha Kurti.

Pse kryeministri Rama anuloi mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive?
Pasditen 13 qershorit, në një konferencë të jashtëzakonshme e në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës ishin përshkallëzuar, kreu i qeverisë shqiptare tha se Albin Kurti kishte refuzuar një takim më të ngushtë me të. Rama tha asokohe se ky nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme, por është koha që Kurti të reflektojë për rrugën që po ndjek në veri që ka sjellë edhe reagim të ashpër nga ndërkombëtarët. Madje kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi edhe sanksionet që BE kishte përgatitur për Kosovën për shkak se Kurti nuk ka reaguar për uljen e tensioneve.

Në fjalën e tij sot (5 korrik) kreu i qeverisë së Kosovës, tha se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, është mënyra e vetme për ndërrimin e pushtetit lokal në këto komuna të banuara me shumicë serbe. Ai tha se është dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, por shtoi se duhet të bëhen përgatitje që të ketë një fushatë drejtë e të hapur “në mënyrë që të mos ketë kërcënime dhe në fund bojkot sërish, e dalje të ulët”.

Ora 13:05
Kurti refuzoi takimin me të në Kosovë, ja si përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.

Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.

Ora 13:04
Opozita akuzon Kurtin: E takon Vuçiçin pa kushte e Ramën e kushtëzon për takim! Lëri inatet e mllefet, Kosova nuk është lodër

1688555327_vlora.jpg

Opozita akuzon Kurtin se po dëmton pozicionin e Kosovës përballë aleatëve me veprimet e tij për situatën në veri të Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është marrëzi e turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo i ka këkruar Kurtit që t’i lërë siç ka thënë “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kryeministri Kurti, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ora 11:22
Armë në kishat ortodokse përmes autoambulancave, Kurti: Sot takohem me komandantin e KFOR-it

 

Kryeministri Albin Kurti tha se sot do të ketë një takim me komandantin e KFOR’it Ristuccia pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila dje tha se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.

‘Ju e dini se çka gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë. Ose tash kemi këto informacionet që veturat e ambulancës janë përdorur për të bartur armatim. Dhe unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it dhe pas të gjitha këtyre takimeve edhe me institucionet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën tonë përfundimtare. Tash jemi duke grumbulluar të dhëna për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë’.- tha Kurti.

Ora 10:38
Tensione në veri të Kosovë, Kurti: Jam për zgjedhje të parakohshme, ndërkombëtarët s’e mbajtën premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për gazetarët ka bërë me dije se ai është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.

‘Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit. Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se ¾ e ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri. Zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim. Unë i kam lutur faktorët ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, lista Serbë merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë. Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli.’- tha Kurti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/07/2023 03:26

    Keshtu te dy liderat tane respektive shijuan hidhesiren e /ilacit/ qe provuan t'ja japin forcerisht njeri-tjetrit!Tani jane barazim,por si ballkanas e vecanerisht si shqiptare,ishte dicka e pritshme te ndodhte.

    Përgjigju
  • kosovarri: 05/07/2023 18:07

    mos hajde ne kosove o edi rama se do pritesh si vucici ne bosnje....

    Përgjigju
    • Tao: 06/07/2023 08:00

      Do i hani ate qe s'thuhet. Do vije e do iki si mbret. Ju qe mendoni keshtu, jeni nje tufe te pafytyre, mosmirenjohes, xheloze, inferiore dhe injorante.

  • Dyl Karroca.: 05/07/2023 17:42

    Me keto mend qe ka Bini per vit ri do ta keni Vucicin ne Prishtine.

    Përgjigju
  • TEMO: 05/07/2023 16:55

    Qëndrimet ELSTREMISTE të Albin Kurtit ndaj SHBA+BE+E.Ramës tregojnë papjekuri Politike,Burrërore,Qytetare..FËMINORE: 1.A.Kurti e di që ka gabuar rëndë si K.Ministër,Por nuk do tërhiqet nga marrzit. 2.Qëndrimet idiote ndaj E.Ramës janë të hershme..që në 2018,2021 për ta rrëzuar nga Qeverisja E.Ram.Pasi në mënyrë të paprecedent krijoi P/VV në Shqipëri dhe kandidoi 3 persona për deputet në Tiranë,Lezhë dhe Gjirokastër. 3.A.Kurti është takuar më shumë me S.Berishën e I.Metën për të kryqëzuar E.Ramën. 4.Duke vepruar kundër SHBA+BE për targat e makinave dhe kur Rama e këshilloi të tërhiqej,A.Kurti jo vetëm nuk u tërhoq nga nga vendimi tij,por dha dorheqjen. 5.Edhe tashmë A.Kurti po vazhdon kursin e tij në kundërshtim me nd/ko.bëtarët. 6-Fakti që E.Rama është me kursin perëndimor,E ka acaruar A.Kurtin dhe opozitën foltoriste në Tiranë.. 7.Kritika drejt për drejt e Presidentit Clinton ndaj A.Kurtit i cili po vepron MARRZISHT me 4 komunat me shumicë Sërbe po tregon se A.Kurti nuk bën HAPA PAS. 8.Është kjo arsyeja kryesore që A.Kurti nuk e pret Edi Ramën dhe jo mbledja e qeverive e cila mund të bëhet në një situatë normale dhe jo në kushtet kur A.Kurti është kundër botës demokratike. 9.Në këto kushte E.Rama duhet të shkoi në Kosovë dhe të takoi njërzit normal për të vendosur situatën sipas kërkesave të SHBA+BE. 10.Opinioni shëndosh Shqipfolës në të 2 anët e kufirit duhet të kuptoi se EDI RAMA NUK VEPRON PA U KONSULTUAR ME FAKTORIN ND/KOMBËTAR.Ndaj E.Rama konsiderohet si faktor stabilizues në Ballkan dhe më gjërë.Jo më kotë E.Rama ka drejtuar OSBE,KS OKB dhe priti liderët e 27 vendeve Europiane në Tiranë.Po kështu do drejtoi procesin e BERLINIT NË TETOT 2023.

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/07/2023 16:48

    Epo tani Kurti sdo takohet kur ti çohet Rames… Kryeminister si Rama eshte edhe ai.

    Përgjigju
  • zamir: 05/07/2023 16:22

    Mbledhjet e dy qeverive ka treguar se jane te kota, qeveria e gomarit Kurti e ka treguar qe eshte anit shqipetare dhe percarese e kombit ajo eshte e njejte me ata shpellare qe perkrain Sali non graten...... Jane te trashe..

    Përgjigju
  • Faik: 05/07/2023 16:02

    RESPEKTE pafund pèr ALBIN KURTIN ATDHETAR !! NEVERI dhe URREJTJE pèr gjithè Klasén Politike tè SHQIPÈRISÈ nè kto 32 Vjet ANARSHI , HAJDUTÉRI , KORRUPSION dhe SHKÉRDHATOKRACI

    Përgjigju
  • Arku: 05/07/2023 14:59

    Shqipëria është shtet i konsuliduar ndërsa Kosova jo dhe nuk do të as kaq sa është pa Shqipërinë. Na vjen një burgaxhi Serbie që është rekrutuar nga Serbët dhe do që të fusë përçarjen mes nesh, shqiptarëve dhe prish si pa të keq gjithshka që është ndërtuar me kaq mund e me kaq shumë të vrarë për ta parë Kosovën shtet. Të gjithë e dinë që Serbët janë në faj por kur nuk ke vetë këllqe atëherë duhet të mbështetesh tek miqtë e fuqishëm por në rradhë të parë duhet të respektosh e dëgjosh këshillat që të vijnë nga toka mëmë.

    Përgjigju
    • BarkuArku: 05/07/2023 16:30

      Tere soji i sufllaqexhinjve apo lepirsve te b*thes kryeministrore te Shqipërisë ne Tiranës&Prishtinë të njëmijfishohen nuk mund të baltosin KRYEMINISTRIN AKTUAL TE KOSOVËS PËR FAKTIN E VETËM SE AI ATË QË E MENDON E ARTIKULON DHE E REALIZON PA EMOCION SI NJE SHTETAR I PËRKUSHTUAR PËR POPULLIN QË I KA DHËNË BESIMIN.

  • Lala: 05/07/2023 14:51

    Pun e madhe se NUK e takon.shqiperia Ska pas asnje nevoj per kosoven.ka qen gjithmon e Kunderta.

    Përgjigju
    • Lala: 05/07/2023 20:43

      Shqiperia U be ne 1912 pa kosovaret QE po hanin Dru NGA serbet U be me shkodran me tironsa me lab me cam etj etj. Serbi erdhi deti ne elbasan ne 1912 pikerisht se ishim kosovaret ne veri Duke luftuar po thjesht si ndaluan dot .Mo's na shif fort dengla se dihen historikisht keto..shqiperia U be edge ne 97 MBAs trazirave DHE Edge PSE ishim Pa buk per vete Ju pritem.ju armatosem.ju stervitem Ju ushqyem .Ju sbeni dot pa ne jo ne Pa ju.ne Pa Ju kemi ekzistuar.ju Pa ne DHE Pa lobimin ton per Ju do ishit akoma Duke then zdravo ne vend te mirmengjesit.po Ju Jeni mosmirnjohesa tamam si albini .pallosh ti arberor pallosh ai

    • Arbëri: 05/07/2023 16:39

      Tra-Lala,Shqipëria pa Kosovën nuk do egzistojë as sot dhe as neder, dhe nuk do bëhej as më 1912 - o trushpërlarë

  • Gjok Duhija: 05/07/2023 13:39

    Albini eshte kokrra e gomarit.Ai e quan Kosoven si pronen e tij atje ku e ka.Harron se Kosova eshte e Kosovarve dhe per cdo problem duhet te konsultohet me popullin,opoziten,njerzit e mencur te Kosoves dhe pastaj edhe mendimin e shtetit shqiptar.Por nje mendjemadh si Albini kujton se i din te gjitha.Te mos konsultohesh me shtetin amerikan dhe udhehewesit europjan , eshte budallallek qe vetem Albini e ben.Partite politike ne Kosove jane inegzistente.Albini duhet te japi doreheqjen ose duhet hequr , sa nuk eshte akoma vone. Te mos merret pjese ne pritjen e ish presidentit Klinton,eshte e pa spjegueshme.Apo kane marre urdher nga Berisha.

    Përgjigju
  • Gjergj: 05/07/2023 13:30

    Kur politika kombètare shqiptare, DEGJENERON nè tekat dhe pazaret me Vuçiç, me ballkone tè hapura qè mbyllen shumè mè shpejt sesa u hapèn,,kur mbledhjet e 2 qeverive shqiptare qè duhet tè takoheshin nè Gjakovè, anullohen njè ditè mè parè sepse deliri i kètij fjalèshumi i thotè qè ti je bajraktari i kètij vèndi tè bèrè leckè nga hajdutèria e tè tijve,,atèherè jam pèr qèndrimin dinjitoz tè Albin Kurtit. Ky yni, kujton se tè gjithè janè si llaxoret qè ka vetè pèrreth. Jo o njish kot jo,,,ka edhe shqiptarè me dinjitet. Albin Kurti èshtè i tillè. Respekt pèr qèndrimin e tij.!!!

    Përgjigju
    • Tao: 05/07/2023 18:01

      Po sikur t'ia them sat shoqe me mire cfare mishi me dy sy mban ne shtrat, mqse i ngaterrove grate e fisit dhe nuk sheh ekzistencen e Shqiperise ne politike te jashtme. Nuk po them qe jemi parajse ne Shqiperi ku mbizoteron shteti i se drejtes dhe kultura e sherbimit, po cfare lidhje ka kjo me temen qe po diskutonim. Apo ne mungese te argumentit i fusim nje te share dhe u rregulluan gjerat. Ti a jeton gje ne Kosove? E ke pare gje nivelin e korrupsionit aty? A e di sa investime ka bere qeveria e Kosoves ne dy vitet e fundit? Pothuajse zero, sepse Albini ka paranojat e Enverit dhe mendon se kush ka nje biznes me doemos eshte hajn, gjakpires, i korruptuar. Ne mendesine e tij kompanite duhet te ofrojne sherbime publike gati me çmimin e kostos, me marzh fitimi 1 ose 2%. Eshte komplet idiot dhe ka mbledh gjithe idiotet rreth vetes. Nese s'investon para publike, normalisht qe do e kufizosh edhe korrupsionin, por ky s'eshte tregues. Krijon kriza artificiale me Serbine sepse ne politike te brendshme s'ka c'jep. S'e le paranoja te mendoje me vizion dhe ta zhvilloje ekonomine e vendit, mendon se te gjithe ia kane me te futur dhe vec ky eshte i paster. Njejte si Enveri, bar do hame dhe doren s'ia shtrijme armikut, as mikut dhe as vellait. Shiko faqet e tij sociale, vec lajme dhe perkutimore me te vdekur dhe akuza per Serbine. Asnje plan zhvillimor qe te ofroje pak optimizem per njerezit ne Kosove.

    • Gjergj: 05/07/2023 15:14

      @Tao. Atè "MISH ME DY SY" ia thua satème nèse tè lejon. Tani tek ajo qè thua qè po bèka Rama pèr "stabilitetin dhe progresin e ballkanit". Edi Rama, mè parè se tè "zgjidhè problemet" e ballkanit, le tè bèjè atè pèr tè cilèn èshtè "votuar",,prosperitetin e Shqipèrisè. Ka prosperitet vèndi ynè? Ka leshin. Èshtè i mbytur nè korrupsion. Insitucionet shtetèrore shqiptare nèn drejtimin largpamès tè njishit, janè zhgarravina qè vetèm mund tè kesh neveri si qytetar shqiptar. Politika e jashtme shqiptare,,,INEGZISTENTE. Bèji fresk Ramès se mirè e ke.

    • Tao: 05/07/2023 14:40

      Shiko rezultatin o trim. Cfare po fiton Kosova nga gjithe kjo se nje bote e tere s'po i kupton dot levizjet e tij? A do i zhvendose dot 50 mije serb nga Veriu i Kosoves dhe ta populloje me shqiptare ate toke? A do i nenshtroje dot ata qe te pranojne qeverine e tij? S'ka shanc, lere diskursin dhe retoriken e VV qe Albini po perpiqet t'i cliroje serbet e Kosoves nga pengmarrja e Vucicit dhe bandave te tij. Eshte njejte si t'u thote Vucici shqiptareve ne Lugine qe ai po perpiqet t'i shpetoje ata nga pengmarrja e Albinit dhe Rames si dhe bandave te Ramushit, komplet pa sens. Albini eshte tipiku i njeriut qe i hyn detit ne kembe pa asnje plan B ne koke. Çfare dinjiteti po tregon se edhe ate pak qe ka pasur e ka cuar ne fund te kembeve si nje koketrashe qe s'ha pyka. Ka marre rolin e te cmendurit qe s'degjon asnje vec trurit te vete dhe pret qe t'i hapin rrugen. Pse po e ben Rama per vete gjithe kete sakrifice o mish me dy sy qe keni ngel enverista ne mentalitet? Cili eshte interesi pervec paqes ne rajon dhe prosperitetit te Kosoves. Nese do ishte e mundur t'i arrinte te gjitha keto vete Kosova pa ndihmen e perendimit dhe Shqiperise, pse nuk mundi te çlirohej vete dhe te ngrihej si shtet nga zero?

  • redi: 05/07/2023 13:30

    Kurti duhet te reflektoj ne marredheniet e reja qe pokalon Kosova.Rama po perpiqet ta ndihmoj si bashkekombesin e tij ,por te veje kushte eshte e papeanueshme dhe keqdashese.Marredheniet ndermjet shteteve jane reciproke keshtu dhe Rama ti krhej reston qe meriton

    Përgjigju
  • Malsori: 05/07/2023 13:18

    Ky Kurti esht tipik kosovar,injorant,mashtrus,inatqar,budalla e bukeshkeles,po kujt i rruhet te takohet me ty mor debil,po ti edhe pak as Presidentet e Somalis edhe Bangladeshit nuk do te takojnë me

    Përgjigju
  • Bardhyl: 05/07/2023 13:09

    Tu tha me nje fjal veprimtaria e jote Zkurti ti spo kupton asgje,thirri mendjes se je bishti kavallit,dhe Kosova nje krahine shume e vogel per te hedhur vickla.Merri problemet shtruar bisedoi me qetesi dhe konkludo.Mos kushtezo dhe mos jep deklarata ,mbaj disa per vete dhe konsumoi ball per ball me ate person qe takohesh.Ti po e trego vehten si sikur komandon mnje shtet qe sikur varet bota nga te luajal zotri se nuk I plas kujt qe egziston ti.

    Përgjigju
  • Arben: 05/07/2023 12:53

    Ishalla nuk po na e arreston policia e Kurtit Ramen sapo te kaloje kufirin me Kosoven...! Se per incidente e ngacmime ekstreme njihen keto te Vetvendosjes!

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 05/07/2023 12:20

    Nuk vlejne me komentet,per qendrimet e Kurtit,jo konform kerkesave te qarta dhe te pa negociushme te SHBA'se dhe BE'se ! Eshte e thjeshte,nese Kurti i zbaton,atehere "Topi" kalon ne "Fushen" Serbe.Ne cdo rrethane Kosova eshte ne "ombrellen" e Perendimit !! Pa "tifozllek",eshte absurditet te mendosh dhe zhvillosh mbledhje qeverish ne keto kushte ! Mendoni,sikur Shqiperia te ishte sot vend i BE'se ?? As Kurti dhe asnje zyrtar i larte kosovar nuk mund pritej tek Ne ! Kaq e thjeshte eshte.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Klodi: 05/07/2023 12:05

    Kosova qe i ve kushte Shqiperise esht si femija qe i ve kushte babes.Kurti duhet izoluar dhe bllokuar cdo investim madje dhe pezullimin e liberalizimit te vizave.Le ta votojn kosovaret dhe te qendrojn te izoluar

    Përgjigju
    • EdviniKaini: 05/07/2023 13:15

      Çm*t babe eshte ky gjatoshi-palloshi kokboshi??? Hahaha jepi sufllaxhi klodi jepi si zagar beogradas.

  • Andi: 05/07/2023 11:48

    Hajde menje hajde…

    Përgjigju
  • Ledio: 05/07/2023 11:48

    Se kuptoj pse ben kaq shume naze per takimin me Ramen

    Përgjigju
    • @Arbëri: 05/07/2023 12:57

      Po dhe vucic do e takoje se eshte kreu i shtetit dhe duhet te punoje me diplomaci. Sikur te mos takohej asnje neper bote cfare mbetet?

    • Arbëri: 05/07/2023 11:57

      Të takphet sot më Ramen është një sojë si ta takoj vucicin fashist…!

  • agron: 05/07/2023 11:44

    veprim i pamenduar i Albin Kurtit, shpresoj te ndryshoje mendjen per te miren e te dy vendeve tona

    Përgjigju
  • Alb: 05/07/2023 11:43

    Rrespeka kurti,je patrijote dhe inershum dhe i pa i korruptun.

    Përgjigju
  • Dritan: 05/07/2023 11:42

    Albini duhet te ulet me ramen dhe te bisedojn si asnjeher me pare qe ti japin fund kesaj situate.

    Përgjigju
  • Kistra: 05/07/2023 11:41

    Kurtit i duhet njohur aftesia e kontributi pse gjithnje e me shume po na duket Kosova si nje fshate i larget ne Siberi! E paimagjinueshmja po ndodhe!

    Përgjigju
  • Ina: 05/07/2023 11:36

    Mbledhja nuk eshte anulluar thjesht eshte shtyre ne nje moment te dyte

    Përgjigju
  • Era: 05/07/2023 11:34

    Kurti nuk po sillet sic duhet me ramen.Po vepron gabim

    Përgjigju
  • visi: 05/07/2023 11:30

    Albin Kurti eshte nje idjot qe fluturon me pras ne bythe prandaj lereni te shkoi ne te somes bashke me qeverine e tije te ndyre.

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/07/2023 11:24

    Vaj medet per kete llogjike! Si mund të flase me kete gjuhe K/Ministri i nje vëndi?

    Përgjigju
  • Lazy: 05/07/2023 11:18

    Hahaha, ca tfutme. Si ja paska dhi liderit botror.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 05/07/2023 11:03

    Albin Kurti nuk dëgjon nga veshët.Mëndjemadhësia nuk ka brirë.Ajo është e keqa e të zot.Justifikimi për të mos takuar Edi Ramën është MARRZIA Nr.2 siç e theksoi Presidenti B.Klinton veprimet e deritashme të A.Kurtit.

    Përgjigju
  • e drejta: 05/07/2023 10:48

    IK MORE DRUVARE KOSOVE...BUDALLALLEQET E TUAJA E CUON KOSOVEN NE KETE DEREXHE. CDO GJE MUND TE BESH TI , VETEM POLITIKE NUK DI TE BESH

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/07/2023 11:59

      Lexo dhe pastaj komento o analfabet !

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?