Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe presidenti Ilir Meta

Thirrja për tubim antiqeveritar/ Yuri Kim i shkon në zyrë Metës, Ramës e Bashës: Tregoni pjekuri, silluni të përgjegjshëm për të mirën e popullit

19 Shkurt 2020, 18:53| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 21:15

  • Share

TIRANE - Menjëherë pas thirrjes që presidenti u bëri shqiptarëve për tubim antiqeveritar më 2 mars, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i shkoi në zyrë krerëve politikë më të lartë të vendit, Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha, për t'i çuar mesazhin e fortë se duhet të tregojnë pjekuri, t'u besojnë proceseve demokratike dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e popullit shqiptar.

"Unë u takova sot me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritjet e SHBA. Diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar", shprehet Yuri Kim në deklaratën e publikuar nga ambasada e SHBA.

Ora 19:48
SHBA rrit shumën e ndihmave për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit ! Rama: Akademia e Transparencës kërkesa jonë

1582052633_EdiRama4.jpg

SHBA do të rrisë shumën e dhuruar në Brukel për të ndihmuar Shqipërinë për t'u rimëkëmbur pas tërmetit të 26 nëntorit. Lajmi e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili ka reaguar pas takimit të sotëm me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Ai thotë se Akademia e Transparencës është një kërkesë e vetë qeverisë, ndërsa shton se nisja e punës së saj e bën rindërtimin një proces shembull.

"Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

 

Vlera paraprake e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konferencën e donatorëve ishte 4.7 milionë dollarë, plus edhe 800 mijë dollarë dhënë më herët, arrin në afro 5 milionë dollarë. Nga kjo shumë, 3.9 miliona dollarë janë grante për qeverinë, të cilat do të shërbejnë pikërisht për ngritjen e një "Akademie Transparence",shqiptaro-amerikane e cila do të monitorojë të gjithë procesin e rindërtimit. Por jo vetëm kaq, kjo akademi me standarde monitoruese amerikane, do të shërbejë edhe në vijim në Shqipëri, në procese të rëndësishme publike që duan 'syrin' e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike. 

Zyrtarë të Bashkimit Evropian u shprehën të zhgënjyer pas përfundimit të konferencës, lidhur me shumën e dhuruar nga SHBA. Nga komunikimet që gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri ka pasur në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian, pritshmëritë e tyre kanë qenë më të larta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ora 19:40
Konferenca e Donatorëve/ Yuri Kim takon Ramën, Metën dhe Bashën: Presim transparencë dhe përgjegjshmëri

1581322725_youri.jpg

Dy ditë nga Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel ku Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit, ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar me kryeministrin e vendit Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke kërkuar transparencë dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve.

"Unë u takova sot me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritjet e SHBA. Me referencë specifike në konferencën e donatorëve në Bruksel, ne besojmë se pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu për pritjen tonë se do të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë këtij procesi", shkruan Yuri Kim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • OFL: 20/02/2020 09:31

    Shkoni pak te shpija Paje &Surrel se ka derdhur djerse te madhi ai me brekushe nuk ka as makine dhe ia ka marre vellait per ta perdorur sa gjynah i shkreti

    Përgjigju
  • Drejtesia: 20/02/2020 09:29

    Ik Ilir nga kjo shemtire coronaviruse se e ka porositur Edushi te beje presion por kot e kane 2 Marsi do ua tregoje vendin bandave qe moren Shqiperine peng dhe mijera motra dhe vellezer moren rrugat e botes per te ikur nga hajduten e pashpirt

    Përgjigju
  • tuti: 19/02/2020 23:09

    Ku pyt Ilir floriri cfar thu ti moj zonje ai eshte pjelle e shokut Enver e Sali Berisha komunist den baba den.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?