Dy ditë nga Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel ku Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit, ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar me kryeministrin e vendit Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke kërkuar transparencë dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve.
"Unë u takova sot me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritjet e SHBA. Me referencë specifike në konferencën e donatorëve në Bruksel, ne besojmë se pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu për pritjen tonë se do të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë këtij procesi", shkruan Yuri Kim.
Lajmi kryesor: