Lindita Nikolla dhe Yuri Kim

Yuri Kim pret Nikollën në Departamentin e Shtetit: Vijoni me avancimin e reformave

25 Tetor 2023, 15:39| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 15:47

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Zëvendësndihmës Sekretaren Kryesore të Shtetit, Yuri Kim.

Sipas njoftimit të Kuvendit Nikolla dhe Kim diskutuan "mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave, bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike; lidershipin e Shqipërisë në KS dhe kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut; luftën kundër terrorizmit".

Gjithashtu pjesë e diskutimeve në këtë takim mes Nikollës dhe Kim kanë qenë zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës, duke e konsideruar dialogun Kosovë-Sërbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes. Ndërkaq u diskutua edhe lidershipi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal; kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian etj".


Lajmi kryesor:

Nikolla pritet në Kongresin Amerikan: Shqipëria në një linjë me ShBA-në në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen e Kosovës


B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban Luma: 25/10/2023 15:57

    Yuri Kim ishte e përkoheshme në këtë post. Tashmë Jim O’Brien, është Ndihmësi i ri i Sekretarit të Shtetit për Evropën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?