Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit/ Yuri Kim takim me Ahmetajn në kryeministri (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 11:02| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 14:13

  • Share

TIRANE- Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetajn. Takimi i cili ka zgjatur rreth një orë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë. Në fokus të dikustimit ka qenë procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim. Mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve tona për rindërtimin!", shkruan Ahmetaj.

 Një ditë më parë, në mbledhjen e katërt të Komisionit të Rindërtimit, Ahmetaj njoftoi zonat e para ku do të nisë rindërtimi, të cilat do të jenë pikërisht Laçi, Thumana dhe Shijaku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?