Elisa Spiropali dhe Yuri Kim

Yuri Kim pret në takim Spiropalin/ Ambasada: E nxiti që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar Reformën Zgjedhore

13 Shkurt 2020, 09:44| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 10:10

  • Share

TIRANE- Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka pritur në një takim  ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Takimi është bërë publike nga ambasada amerikane e cila thekson se kryediplomatja e SHBA nxiti ministren Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

"Gjatë takimit të tyre më 12 shkurt, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nxiti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate", njofton ambasada amerikane.

Postimi i plote i ambasades se SHBA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?