Sylvinho dhe Ernest Muçi

'Xhevahiri' i Kombëtares, Sylvinho ndjek në stadium shkëlqimin e Ernest Muçit

21 Shtator 2023, 21:42| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 21:43

  • Share

POLONI - Legia e Varshavës fitoi 3-2 kundër Aston Villës në grupin E të Conference League. Për raundin e parë në grupe, polakët iu falën dopietës së Ernest Muçit. Nën sytë e Sylvinhos, sulmuesi i Kombëtares i dha tri pikë të tijve. Prezent në stadium ishte edhe trajneri i kuqezinjve me ndihmësit e tij, duke i sjellë fat 22-vjeçarit.

Sylvinho e ka vlerësuar talentin e sulmit, duke e ftuar në kombëtaren shqiptare. Në minutat 26-të dhe 51, Muçi përshëndeti rrjetën duke i shënuar dy herë portierit kampion të botës, argjentinasit Emiliano Martinez.

Muçi dërgon në tre numrin e golave në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golave të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij. Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?