GOLAT/ E gjithë Varshava shqipton emrin e tij, Ernest Muçi shënon dopietë në Conference League! Ndëshkon dy herë kampionin e botës

21 Shtator 2023, 20:11| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 12:01

  • Share

POLONI - Legia e Varshavës fitoi 3-2 kundër Aston Villës në kryeqytetin polak, me sfidën që vlente për raundin e parë të Conference League në grupin E. Për vendasit ka shënuar dopietë edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, duke mos zhgënjyer pritshmëritë e stafit teknik.

22-vjeçari pasi bëri 45 metër sprint, ia doli të jetë i vetëm përballë portierit mik dhe shënoi pas një pasimi të Uszolek për golin që e dërgoi rezultatin 2-1 në minutën e 26-të.

Më herët për Legian shënoi Uszolek dhe barazoi përkohësisht Duran. Pas golit të parë në minutën e 26-të, shqiptari ka ndëshkuar sërish Emiliano Martinez në minutën e 51-të. Pas pasimit të Gual, Muçi ka befasuar mbrojtësit dhe me një të majtë ka bërë që portieri kampion bote argjentinas mos ndalë gjuajtje e tij.

Muçi dërgon në tre numrin e golave në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golave të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij. Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka dhe dopieta e tij ishte vendimtar në këtë fitore. Muçi për këtë paraqitje u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5. Ai kishte 17 pasime kyçe dhe dy duele të fituara. Edhe UEFA vlerësoi sulmuesin e Kombëtares.

Nën sytë e Sylvinhos, sulmuesi i Kombëtares i dha tri pikë të tijve. Prezent në stadium ishte edhe trajneri i kuqezinjve me ndihmësit e tij, duke i sjellë fat 22-vjeçarit.

 
Ora 22:10
Njeriu i ndeshjes, UEFA vlerëson Ernest Muçin


Ernest Muçi ishte protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënonte dy herë në ndeshjen e parë në grup mes Legias së Varshavës dhe Aston Villës, duke u dhënë fitoren 3-2 polakëve.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka dhe dopieta e tij ishte vendimtar në këtë fitore. Muçi për këtë paraqitje u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5. Ai kishte 17 pasime kyçe dhe dy duele të fituara. Edhe UEFA vlerësoi sulmuesin e Kombëtares.

 

Ora 20:08
VIDEO/ Ernest Muçi 'trullos' mbrojtësit, dopietë në Conference League

Legia e Varshavës kryeson 3-2 ndaj Aston Villës në Conference League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka shënuar dopietë në këtë duel. Pas golit të parë në minutën e 26-të, shqiptari ka ndëshkuar sërish Emiliano Martinez në minutën e 51-të. Pas pasimit të Gual, Muçi ka befasuar mbrojtësit dhe me një të majtë ka bërë që portieri kampion bote argjentinas mos ndalë gjuajtje e tij.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?